E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA aksidenton ciklistin dhe iken

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një makinë ka aksidentuar një çiklist dhe më pas është larguar pa i dhënë asnjë lloj ndihme. Kjo ka ndodhur në urën Fehi në Betlehem, Pensilvani. Pasi ka përplasur në tokë çiklistin teksa përpiqej të parakalonte një autobus, pirati i rrugës ka preferuar të largohet në vend se të ndalojë dhe të ofrojë ndihmën e parë. Për fat të mirë, shoferi i autobusit ka parë të gjithë skenën nga pasqyrat e autobusit dhe ka spostuar autobusin në mënyrë që t’i zinte rrugën shoferit që po arratisej. Më pas një makinë tjetër e ka ndaluar atë nga prapa. Për fat të mirë çiklisti është çuar menjëherë në këmbë dhe shoferi që shkaktoi aksidentin është arrestuar nga policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›