Bum i importit te makinave ne vend

Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2011 numri i makinave të importuara është rritur ndjeshëm, ndërkohë që edhe çmimi i tyre në treg ka rënë. Sipas të dhënave të Institutit kombëtar të statistikave në periudhën tetor-dhjetor janë importuar 19,153 automjete, nga 3,956 të importuara në po këtë tremujor të vitit 2010. Zhvendosja e taksës së ndotjes nga dogana te koalidimi, si dhe ndarja e saj në këste vjetore ka sjellë një bum të vërtetë në importin e makinave gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, ndërkohë që çmimet e makinave në tregun e brendshëm kanë rënë ndjeshëm dhe më shumë shqiptarë kanë sot mundësi te kenë një makinë. Sipas Instatit, ka pasur një dyfishim të numrit të automjeteve të importuara në vend edhe në nivel vjetor, në 2011. Nga 16 mijë që hynë në Shqipëri gjatë vitit 2010, numri i automjeteve shkoi në 32 mijë gjatë vitit 2011. Kjo rritje ka ardhë falë ligjit të ndryshuar nga qeveria vitin e kaluar për të liruar tregun e makinave, duke hequr taksën e ndotjes që dyfishonte koston e importit të një makine të përdorur dhe duke e ndare atë në këste vjetore që paguhen te koalidimi i detyrueshëm vjetor. Një ndarje e tillë e kësaj kostoje e bëri më të lehtë përballimin e saj. Me ligjin e ri cmimet e makinave kane renë me 30-50 për qind gjatë muajve të fundit në tregun e brendshëm. Një makinë disavjecare sot kushton jo më shumë se 3-4 mijë euro, ndërkohë që një vit më parë kushtonte 5 apo 6 mijë euro. Shqiptarët mund të blejnë tashmë makina më të lira e më të mira.