TEC-i që s’po na e sjell energjinë!

Edhe pasi është ndërtuar, ai ende nuk është vënë në punë me kapacitet të plotë dhe në vazhdimësi, dhe shpresat për këtë duket të largëta.
Qeveria mund të blejë energji elektrike nga jashtë më lirë se kostoja e prodhimit të energjisë nga HEC-i i Vlorës. Por, një shqetësim tjetër është edhe rritja e çmimit të naftës, çka shkakton shtim të kostove të prodhimit të energjisë elektrike.
TEC-i është i projektuar dhe konstruktuar që të punojë dhe me gaz natyror, por aktualisht përdor si lëndë djegëse naftë diesel, pasi ende nuk është realizuar furnizimi i Shqipërisë me gaz natyror. “Për pasojë kosto e prodhimit të energjisë elektrike nga ky TEC është shumë më e lartë se nga HEC-et ekzistues, pasi çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është tepër i lartë”, thanë burime nga ERE.
TEC-i i Vlorës ka të instaluar dy turbina, nga të cilat njëra me gaz dhe tjetra me avull me presion të lartë dhe me prodhimtari, përkatësisht 70% dhe 30% të kapacitetit të përgjithshëm nga secili agregat. Gjatë vitit 2011, nga ky TEC u prodhuan 59.611 milion kWh energji elektrike. /Start/
2012-04-07 17:29