Edhe HEC-t private sollën më pak energji elektrike

Rënie prodhimi u vu re edhe nga hidrocentralet private në vend me një prodhim deri në 15 MW, ku gjatë vitit 2001, prodhimi i energjisë u ul me 14% krahasuar me vitin pasardhës.
Kështu, nga 58 HEC-t privat, nga 159.01 GWh që ishte prodhimi vjetor i energjisë prej tyre gjatë vitit 2011 arriti në 136.8 GWh, me një rënie prej 14% për shkak të situatës së pafavorshme hidrike, thanë burimet zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë (ERE). Në tregun e prodhimit privat të energjisë, 26 shoqëri private dhe koncensionare kanë 58 hidrocentrale vendore me fuqi të instaluar deri 15 MW dhe fuqi të përgjithshme të instaluar prej 43.12 MW.
Në vitin 2011 u shtua një prodhim energjie prej 17.25 MW më shumë, pasi u futën në shfrytëzim 6 HEC-e të reja: "Ansara" Elbasan, "Faqekuq 1&2" Skrapar, "Gizavesh" Librazhd, "Stranik", "Carshovë" Përmet, "Sasaj" në Sarandë. Këto HEC-e kanë fuqi të përgjithëshme të instaluar prej 17.25 MW dhe një prodhim total prej 10.674 GWh. Prodhimi i përgjithshëm për vitin 2011 nga sektori privat arriti në 136.8 GWh, ose 2.0 % e prodhimit të përgjithshëm vjetor të energjisë elektrike. /Start/
2012-04-07 17:23