Kreditorët e Anjezës, peticion policisë dhe Ambasadës zvicerane

Anjezë Fure, administratore e kompanisë IXY Prelude Evolution
Dashamir Biçaku
TIRANE- Pak ditë pas publikimit të gazetës Shekulli, mbi denoncimet për mashtrim nga persona të ndryshëm ndaj zviceranes, Anjezë Fure, grupet e punës që kanë kryer dhe realizuar punime të ndryshëm, i kanë dërguar një peticion në të cilin i kërkojnë shlyerjen e detyrimeve. Peticioni që mban datën 23 dhjetor të vitit të kaluar, është përgatitur dhe më vonë i është dërguar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Ambasadës së Konfederatës së Zvicrës në vendin tonë, administratorit të qendrës tregtare ku ushtron aktivitetin IXY Prelude Evolution, kompania e cila administrohet nga Anjezë Fure. Shekulli, ka siguruar një kopje të peticionit të firmosur nga përfaqësuesit e grupeve të punës që kanë kryer punimet në ambientet e qendrës shumë funksionale, IXY ËORLD, pjesë e kompanisë aktivitetin IXY Prelude Evolution. në peticionin e mësipërm thuhet:
Sot me datën 23 dhjetor 2011, Shoqëria VA&EL, me administrator Juliana Refugjati, mbështetur në kontratën e firmosur midis VA&EL ENERGY, Sh.p.k, nga Drejtori Ekzekutiv, z. Valer Lubonja, dhe IXY Prelude Evolution, e firmosur nga administratorja Maria Agnese Foure Somma, datë 9 shtator 2011, ka kryer punimet në objektin e qendrës tregtare TIRANA EAST GATE. Në bazë të preventivave të dorëzuara të njohura nga shoqëria IXY Prelude Evolution që janë në shumën, 280 mijë euro plus T.V.SH, që është në shumën 56 mijë euro, shumë kjo e vendosur në kontratë….. Kështu thuhet në peticionin e nënshkruar nga Petrit Dushi, përfaqësues i grupit të punimeve elektrike, atë të gipsit nga Dritan Kuka, atë të duraluminit nga Arjan Hila, për atë të drurit, kryesuar nga Elton Halilaj, atë të sistemit mekanik nga Elinor Refugjati dhe Klodian Muço. Ndërkaq grupi, i pllakave është përfaqësuar nga Roland Killo, ai i furnizimit, nga Branjol Pojaku, e ai i bojës, i përfaqësuar nga Sokol Pashai. Këtë peticion nuk e kanë firmosur, përfaqësuesit e grupeve të tjera si ai i transportit, ai i skelave, dhe ai i punëtorëve. Në peticion, thuhet përfituesit e punimeve, kanë paguar shumën e 123 mijë eurove, e cila sipas peticionit është dhënë me parregullsi, duke shkelur kontratën.
Nga këto shkelje pretendohet se është shkaktuar edhe vonesa në shtyrjen e afatit të punimeve. Sipas peticionit, që nga përfundimi i punimeve, palët kanë zhvilluar disa takime, nëpërmjet të cilave realizuesit e punimeve, kanë kërkuar tiu paguhen diferencat. Kemi paraqitur specialistin tonë, të supervizionit, i cili në bashkëpunim me specialistët e caktuar, nga IXY Prelude Evolution, bënë matjet. Kemi plot 15 ditë që debatojmë me përfaqësuesit e firmës të cilët na thonë se do të bëjmë pagesat, më kryesore, ato që kanë të bëjnë me detyrimet shtetërore dhe çdo ditë na thuhet nesër. Peticioni i firmosur nga tetë përfaqësues të grupeve të ndryshme të punës, kanë pohuar se administratorja Fure, i ka fyer dhe ofenduar e duke përdorur ndaj tyre edhe fjalë fyese dhe kërcënuese. Në peticionin e nënshkruar pretendohej se brenda datës 23 dhjetor duhej të derdhte shumën e caktuar të detyrimeve tatimore të firmosura nga palët. Sipas shkresës së 23 dhjetorit, faturat e punimeve të mësipërme ishin prerë që me 10 tetor, duke sjellë një shkelje prej 75 ditësh të afatit të pagesave.
Në rast të mos pagesave të mësipërme, në dokumentin e firmosur nga grupet e punës, kërcënohej se do të demonstrohej përpara aktivitetit të kompanisë që ndodhet në qendrën e mësipërme tregtare, dhe do të njoftohej ambasada zvicerane, duke qenë se nga ky vend vinte administratorja e kompanisë që kishte kërkuar punimet. Më tej kërcënohej se shkelja e marrëveshjes nga ana e kësaj kompanie do të denoncohej publikisht e në organe të tjera kompetente. Tashmë, duket se kështu ka ndodhur, Prokuroria e Tiranës ka administruar denoncimet e së paku tre personave që kanë pasur marrëdhënie pune me Anjezë Furenë, ndër të cilët ish- ortaku dhe drejtori i VA&EL ENERGY, si dhe drejtori aktual i kompanisë, si dhe një nga personat që ka marrë pjesë në kryerjen e punimeve. Ndër denoncimet e depozituara për Anjezë Furenë, janë edhe dy të tjera nga dy persona që pretendojnë se i kanë dhënë Furesë, shuma parash. Eduart Dake e ka denoncuar atë për 22 mijë euro, ndërsa Dashnor Zani, për 50 mijë euro. Ky i fundit, ka pohuar se nuk i ka llogaritur edhe 25 mijë euro për çlirimin e një kolaterali që do vihej si garanci në bankë për marrjen e kredisë nga kompania e administruar nga Anjezë Fure.
Anjezë Fure thirret në polici për denoncimet
TIRANE- Pas një jave nga depozitimi i kallëzimit të fundit ndaj Anjezë Furesë, ajo është pyetur nga hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në lidhje me denoncimin e Dashnor Zanit, ndaj saj. Lajmi u bë i ditur për Shekullin, nga burime të zyrës së Hetimit të Antikrimit Ekonomik në kryeqytet, të cilët thanë se Fure, ishte paraqitur në mesditë në zyrat e tyre. Fure, sipas hetuesve, është pyetur në lidhje me pretendimin e ngritur nga Dashnor Zani. Ky i fundit, sipas kallëzimit të depozituar, të hënën e javës së kaluar, pretendonte se Anjezë Fure i kishte marrë atij 50 mijë euro, për ta bërë atë aksioner në muajin nëntor të vitit të kaluar. Që nga koha e dorëzimit të parave, Zani ka pohuar se nuk i ka marrë paratë mbrapsht dhe as nuk ishte bërë aksioner nga zonja Fure në qendrën shumëfunksionale të argëtimit që është ndërtuar për llogari të kompanisë Ixy Ëorld, e administruar nga Fure. Mësohet se Fure, është përgjigjur se ka pasur një kontratë me zotin Zani dhe pas mospërmbushjes së kontratës së parë, ata kishin nënshkruar një kontratë të dytë, nëpërmjet së cilës paratë do shlyheshin me një interes prej 5 për qind në muaj, deri në shtator. Kësti i parë duhej të ishte shlyer në me 15 mars të këtij viti, por kjo nuk ndodhi, prandaj Zani denoncoi.
Jemi shoqëri e re, nuk mund ti paguajmë të gjitha detyrimet
TIRANË- Anjezë Fure nuk ia njeh paratë borxh kompanisë VA&EL Energy, në shumën e mbetur prej rreth 280 mijë euro si dhe Eduart Dakës, personit që pretendon se i ka paguar zonjës Anjezë, 22 mijë euro. Sa i përket Dashnor Zanit, për të cilin ajo është pyetur dje në polici, Fure, pohon se ia ka këto para dhe se do tia kthejë deri në shtator, por se kontratën e ka firmosur në mirëbesim, të cilën e ka bërë vetë Dashnor Zani në shqip dhe ajo e ka firmosur pa u konsultuar më parë me juristët e saj, apo me përkthyesen. Këto fakte si dhe të tjera, Fure, i pohoi dje për gazetën Shekulli, në një intervistë të zhvilluar në zyrat e saj.
Znj, Fure, si qëndron çështja e historisë së publikuar në gazetën Shekulli, nëpërmjet të cilës por edhe në prokurori e polici, disa persona ju kanë akuzuar për mashtrim ?
Kam ardhur në Shqipëri me një valixhe me ëndrra. Kam punësuar në Shqipëri 40 vetë, të cilët kanë marrë pjesë në këtë aventurë tonën. Është histori e bukur, që jam këtu. Kam takuar njerëz të mirë, por edhe të këqij. Por dua të them se nuk pranoj asgjë nga ato që janë shkruar.
Çfarë nuk pranoni ?
Në lidhje me zotin Zani, me të cilin është edhe artikulli i parë. Ai më ka kërkuar takim. Unë nuk e kam njohur. Më është prezantuar nëpërmjet Eduart Dakës. Kishim rënë dakord, që do shisnim 5 për qind aksioneve të IXY Ëorld. Kjo sasi aksionesh ishin vlerësuar në shumën e 200 mijë eurove. Ai ka marrë dokumentet e shoqërisë dhe të investimeve, me 4 nëntor. Me që u kthye për të firmosur, me pesë nëntor, do të thotë se pranoi. Ai erdhi në mëngjes me 50 mijë euro në dorë dhe me premtimin se do vend