E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjimi i shefit të krimeve: Nuk i kam marrë unë eurot o vlla, ato shpërndahen

Share

Tashmë është bërë normale që çdo dosje, filmim apo përgjim i policisë të dalë në mediat pranë qeverisë. Kështu ka ndodhur edhe me përgjimin që çoi në prangosjen e ish- shefit të krimeve në Komisariatin 1 në Tiranë, Fatos Goxhaj, i arrestuar nga kolegët e tij me akuzën për korrupsion. GSH ka publikuar sot dosjen e përgjimit të tij.

Ngjarja është kështu: Një person në moshë, pasi ka pirë, duke festuar në shtëpinë e tij në Selitë, ka qëlluar me armë. Aty kanë mbërritur forcat e policisë së Komisariatit 1 dhe e kanë arrestuar R.A. Ai ka përfunduar në pranga, por djali i tij, E.A, ka ndërhyrë për lirimin duke thënë se ai është i moshuar dhe nuk i reziston burgut. Fillimisht ka paguar 3 mijë euro dhe më vonë edhe 500 euro, të cilat ia ka dhënë Fatos Goxhajt. Babai është dërguar në Spital Ushtarak e më pas ka përfunduar në shtëpi i lirë. Por pas disa ditësh, E.A mëson se babai i tij është në ndjekje penale nga prokuroria. Atëherë ai i telefonon Goxhajt dhe i kërkon llogari pse po ndodh diçka e tillë. Goxhaj i thotë se ai i ka marrë eurot vetëm për të mos e arrestuar, por jo për të shmangur ndjekjen penale. Më poshtë biseda.

F.G: Ta shpjegova edhe herën tjetër, kur të thashë në fillim, të thashë ta mbyllim muhabetin që të mos ta arrestojmë. Si ça, të ndihmova që su arrestu atë ditë.

E.A: Ça është gjoba, ça gjobe, këtë gjobën, këtë gjobë që do e jepsha unë do ta kisha mbajtë unë dhe e jepsha sot.

F.G: Nuk mi ke dhënë mua.

E.A: Po kujt mor vëlla ia kam dhënë?

F.G: Iksit, kanë shku gjetkë mor vëlla, tjetër vend, sdi cfarë të them.

E.A: Po unë ti kam dhënë ty mor vëlla, çfarë tjetër vendi. Dëgjo, dëgjo këtu, gjyqi vazhdon, i bie me me pagu lekë.

F.G: Do vinte në gjendje arresti, në gjendje burgu.

E.A: Kush do vinte, plaku im?

F.G: Po, do paguaje dyfishin.

E.A: Po mirë dyfishin, e kishim mbyllë tani, ore lekët pse mi more, veç mos me e arrestu?

F.G: Po, do të kishe paguar dyfishin dhe nuk do e kishe mbyllur.

E.A: O Toso, kam hudhë 3500 euro ia q… motrën, për mos me e arrestu, me vra robt nuk kisha pagu, me plagosë mer burrë.

F.G: Nuk është faji jot, është faji im. E po e marrim siç thua ti. Ndodhi ngjarja, babai yt do të shkonte ditën e tretë në gjyq, kur vete në gjyq, me ato prova që ka ai, ti do të jepje dyfishin dhe do e nxirrje, do të vazhdonte hetimi, por në rastin konkret hetimit ndaj tij do vazhdonte në gjendje të lirë, atëherë do vazhdonte në gjendje arresti, por hetimi vazhdon se më çmende mor burrë. Ore a ke pyetur ndonjë avokat që merr vesh nga ligji?

E.A: Çar thua mos vëlla, si nuk shkojshin, e ke gabim mor burrë.

F.G: Ça thua 3500 euro, i q… motrën mor vëlla.

E.A: Ça thua mor vëlla.

F.G: Nuk i kam marrë unë 3500 eurot.

E.A: Po kush i ka marrë?

F.G: Shpërndahen mor vëlla.

E.A: Si shpërndahen mor vëlla?

F.G: Çmë gjeti mua, faji është imi dhe sdua dhe sdoja ti merrja ato lekët, të bëhesha viktima e të tjerëve, vari k…

E.A: Sështë punë për viktimë mor vëlla.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›