Drogë nga Shqipëria e Spanja, 32 trafikantë në prangat e policisë italiane

Foto ilustruese
Një operacion i policisë italiane i shtrirë në disa rajone të vendit fqinj ka vënë në pranga 32 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi ndërkombëtar të drogës.
Sipas informacioneve, droga mbërrinte në Itali nga Spanja dhe Shqipëria.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 600 mijë euro, 50 kilogram drogë dhe dhjetëra armë zjarri e municione.
Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur nga autoritetet italiane. / G.N.