Kremariç: Vizita e Mesiç në Prizren, nuk është provokim ndaj Beogradit
Vizita e Presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiç në Prizren do të ndodhë më 8 janar e jo më 7, në ditën e Krishtlindjeve ortodokse. Kjo nuk është kurrfarë provokimi i drejtuar kundër Beogradit zyrtar, ka deklaruar për gazetën serbe "Danas" ambasadori kroat në Prishtinë Zlatko Kremariç, i pyetur nëse është kjo vizitë më 7 janar " tepër irrituese për serbët". Kramariç ka sqaruar se Mesiç ka në plan që më 8 janar të takohet me presidentët e vendeve të rajonit. "Mendoj se ideja e takimit, dialogut dhe e bashkëpunimit është më e rëndësishme nga data e cila për të tjerët është e shenjtë dhe e veçantë, dhe e cila në Kroaci respektohet jashtëzakonisht dhe kremtohet lirisht", ka thënë ai.