Maroni: Sulmi ndaj Berlusconit, i paramenduar
Sulmi ndaj kryeministrit italian Silvio Berluckoni të dielën, ishte i paramenduar. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni. Ai shtoi se i ndaluari nga policia për këtë ngjarje, i identifikuar si Massimo Tartaglia, ka qenë i përfshirë në një etapë zemërimi kundër kreut të qeverisë italiane , prej disa kohësh. 73 vjeçari, Silvio Berlusconi, përsoi dëmtime serioze nga atentati, theu hundën, dhe dy dhëmbë , ndërsa fytyrës së tij iu shtuan edhe disa qepje pasi u godit me statujë suvenir, gjatë një tubimi në Mmilano të Italisë. Mjeku personal i Berlusconit deklaroi se kryeministri do të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe për disa orë të tjera. Mjeku Alberto Zangrillo u tha gazetarëve të martën se i kishte këshilluar Berlusconit që të evitonte aktivitetet fizike apo impenjime publike për të paktën dy javë. Megjithatë ai shtoi se edhe pse gjendja fizike e tij paraqitet relativisht e mirë, ka shqetësime për moralin dhe gjendjen shpirtërore të kryeiministrit . Ndër të tjera ministri i Brendshëm italian, maroni shtoi se agresori ishte përgatitur për të kryer veprimin e tij të çmendur, duke përmendrur këtu edhe sendet që iu gjetën 42 vjeçarit kur u ndalua nga policia. Maroni shtoi se për ngjarjen ka nisur edhe hetimi. Për agresorin thuhet se ka manifestuar prej vitesh probleme mendore. Ndërkaq në parlamentin italian gjatë ditës së martë ka patur situata te tensionuara gjatë pyetjve drejtuar Maronit për sulmin ndaj Berlusconit. Politikanë të kaheve të kundërta politike kanë debatuar me njëri tjetrin, e duke mos u dakorduar në qëndrimet e tyre, deputetët e Pdl-së kanë braktisur sallën. Deputetët kanë hedhur akuza ndaj njëri tjetrit dhe kanë bërë thirrje për marrjen e përgjegjësive.