E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha propozon shpërblim për administratën dhe pensionistët

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të jepen shpërblime për punonjësit e administratës dhe pensionistët. Kreu i qeverisë ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Financave Bode ku edhe kërkoi shpërblimin, pavarësisht ndikimit të krizës globale . "Kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t'u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë", thuhet në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë.
Kwrkesa e kryeministri u bw nw takim me pwrfaqwsues tw ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ata njohën kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›