Kremtimi i Pashkeve, zbarkojne emigrantet
Durres- Festa e Pashkeve ka sjelle ne portin e Durresit nje numer shume te madh udhetaresh besimtare. Ne Kapitenerine e portit kane zbarkuar me nje nga tragetet e linjes 1200 emigrante. Afrimi i festes Katolike ka nxitur edhe dyndjen e madhe te emigranteve per te festuar ne shtepite e tyre, duke regjistruar ne kete menyre numrin me te madh te hyrjeve ne portin e Durresit qe nga fillimi i ketij sezoni. Kapiteneria deklaroi se ka pasur edhe shtese te trageteve nga Bari qe eshte edhe pika e grumbullimit me te madh te emigranteve. Per te shmangur cdo rremuje ne terminalin e trageteve, si dhe ne piken e kontrollit, kane qendruar vete drejtuesit e policise kufitare si dhe ata te rendit. Ndersa efektivat blu jane urdheruar te kujdesen per gra, femije e te moshuar. Burime nga policia kufitare sqarojne se nje fluks i konsiderueshem emigrantesh pritet te zbarkojne ne port diten e sotme.
E.A.
E.A.