Shkulja e shtylles elektrike, pranga te dyshuarit
SARANDE- Vjedhja e shtylles se tensionit te larte ka vene ne levizje policine e Sarandes qe brenda 24 oreve arriti te ndaloje te dyshuarin per krimin. Burime zyrtare bene me dije dje se arrestuan 32 vjecarin Gezim Sali, nga fshati Metoq, prane vendit ku ndodhi edhe shkulja e shtylles. Pasi kane marre disa persona ne pyetje dhe kontrolleve te shumta, policia kriminale ka arritur te evidentoje rrugen ne te cilen eshte transportuar shtylla 10 meter gjate, e cila peshonte rreth 300 kg dhe kushtonte 25 mije leke. Mengjesin e djeshem u zbulua shtylla elektrike ne token e Gezim Salit, te cilit i jane kerkuar sqarime. Por nga hetimi i kryer dyshohet se 32-vjecari ka shkulur edhe 8 shtylla te tjera te zones. Qellimi i vjedhjes se shtyllave sipas deshmise se Salit ishte shkulja dhe me pas shkaterrimi i tyre, duke i marre hekurin qe shitej per skrap ose ndertim. "Keshtu siguroja jetesen time dhe te familjes", eshte shprehur i dyshuari.
B. Bejko
B. Bejko