E Diel, 1 Nëntor 2026

Kremtimi i festes kombetare te Frances te pranishem drejtuesit e Tiranes zyrtare

 Me anë të një ceremonie të veçantë ambasada franceze në Tiranë kremtoi festën kombëtare. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryeministri, Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha si dhe ambasadorët, Etore Sekui i Bashkimit Europian dhe  Eugen Wolfarth i OSBE-së. Fjalën e hapjes ambasadorja franceze, Kristin Moro e nisi në gjuhën shqipe, duke përcjellë në të njëjtën kohë mbështetjen që Franca do të vijojë të japë për vendin tonë.“Pritjen doja ta hapja me gjuhën tuaj të bukur. Motoja e Republikës franceze ishte “liri barazi vellzëri” çka përcjell vlera të miqësisë. Dua të theksoj se Franca është pranë jush dhe do të vijojë t`iu ndihmojë, pasi miqësia shqiptaro-franceze ka një histori të gjatë”, vuri në dukje Moro. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›