E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremtohet në Vatikan, rilidhja e marrëdhënieve Shqipëri-Seli e Shenjtë

22-10-2011 / Gazeta 55

Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë kremtoi dje jubileun e 20-vjetorit të marrëdhënieve ndërmjet Vatikanit dhe Shqipërisë, rivendosur pas komunizmit më 7 shtator 1991 në rangun e Nunciaturës Apostolike për Selinë e Shenjtë e në atë të Ambasadës për Shqipërinë. Dje pasdite në Abacinë e Shën Anselmit, mbi kodrën e mrekullueshme romake të Aventinit, kardinali Anxhelo Sodano, dekan i Kolegjit Kardinalor, kryesoi Meshën solemne në bashkë-kremtim me kardinalin Ivan Dias, Nuncin e parë Apostolik në Shqipëri, me kryetarin e konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirditën, sekretarin e konferencës ipeshkvnore shqiptare, ipeshkvin e Sapës imzot Lucjan Avgustinin e shumë meshtarë tjerë si dhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve, që jetojnë në Romë e Itali e të ftuar nga Shqipëria. I pranishëm, edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë, Aldo Bumçi.
Selia e Shenjtë ka luajtur një rol të rëndësishëm për rilindjen e Shqipërisë duke kontribuuar në ndërtimin e njëzet vjetëve “një periudhë të re të lirisë për një popull që ka vuajtur shumë”. Udhërrëfyesin e këtij veprimi e ka dëftyer Kardinal Anxhelo Sodano gjatës meshës solemne. Në omelinë, të botuar në gazetën zyrtare të Vatikanit “Osservatore Romano”, kardinali ka kujtuar që të krishterët kanë pësuar në Shqipëri “një nga persekutim më të ashpra të historisë”. Dhe pikërisht “në këtë kontekst hyn vendimi për të lidhur Shqipëria e re marrëdhënie të rregullta diplomatike, me Selinë e Shenjtë, në funksion të një bashkëpunimi të frytshëm mes të palëve. Ishte data 7 shtator, 1991”.
Në fakt, theksoi ai, “tashmë nuk ishte më e qëndrueshme  izolimi krenar i Shqipërisë të kërkuar nga regjimi komunist. Për fat të keq  ishte një izolim  ideologjik që zgjati për më shumë se dyzet e pesë vjet”. Pra, “në sajë të disa burrave trima” vendi “la pas krahëve një qeveri që kishte deklaruar Shqipërinë si “vendi i parë ateist në botë”, duke shkatërruar kishat e krishtera dhe xhamitë myslimane dhe duke u përpjekur për të çrrënjosur besimin nga zemrat e besimtarëve.  Ndodhi që njëzet vjet më parë, Shqipëria hapej për Europën dhe botën”.
Hapi i parë në marrëdhëniet e reja diplomatike ishte më 22 tetor të 1991, dhe emërimi i Nuncit të parë apostolik në Tiranë, në personin e arqi-peshkëvit Ivan Dias, sot kardinal. “Pas gati gjysmë shekulli të një persekutimi të madh - tha kardinali – katolikët shqiptarë rifituan të drejtat e tyre dhe hapej për shtetin dhe Kishën një epokë bashkëpunimi të frytshëm, për të mirën e të gjithë komunitetit kombëtare”.
 “Vula” kësaj faqe të re marrëdhëniesh iu vu nga Papa Gjon Pali II, që shkoi në një vizitë baritore në Shqipëri me 25 prill të vitin 1993”. Papa Gjon Pali II me këtë mënyrë donte të “nderonte një popull i cili kishte vuajtur kaq shumë përgjatë një gjyqi, nga më të tmerrshmit e historisë së saj, duke inkurajuar të gjithë, myslimanë, ortodoksë dhe katolikë për të bashkëpunuar për një të ardhme më të mirë të vendit, ose më mirë për një rithemelim të vërtetë të bashkësive “kombëtare”. Populli, tha Sodano, "ishte pothuajse jo mosbesues ndaj asaj që më në fund po shikonte”: Papa në Tiranë dhe zgjedhja e katër ipeshkëve “përreth altarit me tridhjetë priftërinj  shqiptarë të  mbijetuar nga kampet e përqendrimit”.
Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›