Kreret e INSTAT-it takime me minoritetet per komisionet
Drejtuesit e Institutit te Statistikave dhe institucioneve te tjera shteterore te cilet po organizojne Censusin e Popullsise dhe Banesave pritet te ndermarrin takime intensive me palet e interesuara sa i perket ketij procesi. Burimet bejne te ditur se keto takime do te fokusohen kryesisht te perfaqesuesit e minoriteteve te cilet shihen aktualisht si te vetmit perfaqesues qe mund te kercenojne procesin e regjistrimit qe do te nise me 1 tetor. Keto takime dhe negociata pritet te vijne pas nje liste me disa kerkesa qe perfaqesuesit e minoriteteve ne Shqiperi i kane bere te ditura institucioneve qe po merren me kete proces i cili ka me shume se 10 vite qe nuk kryhet ne vendin tone. Ne keto kerkesa ajo me kryesorja lidhet me heqjen e gjobes prej 100 mije lekesh qe parashikohet te aplikohet tek ata persona te cilet deklarojne etnine e tyre jo ne perputhje me ate cfare eshte shenuar ne Regjistrin e Gjendjes Civile ne vend. Kjo gjobe eshte pare nga minoritaret si frenuese e deklarimit te lire te etnise se qytetareve shqiptare dhe jo ne perputhje me konventat nderkombetare te mbrojtjes se minoriteteve. Nga ana tjeter nje kerkese e rendesishme e artikuluar nga perfaqesuesit e minoriteteve lidhet me kerkesen per te marre pjese ne komisionet e regjistrimit te Censusit ne menyre qe procesi te shikohet dhe te kontrollohet nga afer. Deklaratave kercenuese se nese keto kerkesa nuk merren parasysh minoritetet do te bojkotojne procesin e regjistrimit iu shtua edhe vizita e sekretarit te pergjithshem te Ministrise se Jashtme greke Yannis-Alexis Zepos i cili ne takime me perfaqesues te larte te vendit tone kerkoi qe kerkesat e minoritet grek ne Shqiperi te merreshin parasysh. Ky takim normalisht pritet ti hape nje drite te re negociatave te institucioneve shteterore qe po pergatisin Censusin me minoritetet dhe kryesisht ate grek i cili duket se ne Shqiperi ka ndikim te madh. Fillimisht procesi i regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare u kontestua ashper nga Aleanca Kuq e Zi e cila thekson se ne nje vend si Shqiperia nuk eshte normale qe regjistrimi te behet mbi terma te tille. Por duket se peticionet e kesaj aleance kunder ketij procesi nuk kane pasur efektin ndalues pasi qeveria nuk ka pranuar ne asnje menyre te marre parasysh asnje nga propozimet e Aleances per Censusin. Por duket se presioni i minoriteteve te qeveria shqiptare eshte me i madh dhe per kete arsye pritet qe te shkohet drejt nje marreveshjeje me keto grupe interesi ne proces.