Rome-Athine dueti i cuditshem diplomatik dhe interesat me Shqiperine
Mberrijne sot ne Tirane ne nje vizite te pashembullt ne aspektin diplomatik ne nje vizite te perbashket ministri i Jashtem i Italise Franko Fratini dhe homologu i tij grek Stavros Lambrinidis me synimin per te dhene mesazhin e forte nga Bashkimi Europian qe mazhoranca dhe opozita do te duhet te arrijne nje konsensus politik per te zbatuar 12 kushtet e vena nga Brukseli per te marre OK per statusin e vendit kandidat. Burime diplomatike bene te ditur se vizita e kryediplomateve te Romes dhe Athines ka si synim dhenien e mesazhit por edhe negocimin qe deri tani kane deshtuar perfaqesuesit e Komisionit Europian. Mesohet se kjo vizite ka marre OK e qarqeve me te larta te BE-se dhe ka bekimin si te shefes se diplomacise se BE-se Baroneshes Katherin Ashton por edhe te ministrave te 25 vendeve anetare te Unionit. Por ne aspektin diplomatik kjo vizite eshte paksa e cuditshme pasi perben nje duet te pazakonte diplomatik qe ne vite ka perfaqesuar nje konkurrence te vazhdueshme ne lidhje me Shqiperine qe padyshim qe ka brenda vetes interesat e dy shteteve per te perfituar nga tregu shqiptar por edhe nga pozita gjeopolitike e shqiptareve ne rajon. Nje sinjal i forte per kete ishte edhe vizita e ministrit grek Lambrinidis para disa diteve ne Prishtine.
PostkomunizmiDuke lene menjane te shkuaren mbi 60-vjecare te luftes mes Italise dhe Greqise e cila ne nje pjese te mire u konsumua ne territorin shqiptar gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore historia e 20 viteve te fundit te marredhenieve te shtetit postkomunist shqiptar tregon nje konkurrence te forte mes Romes dhe Athines ne lidhje me interesat e tyre ne Shqiperi. Konkurrence qe eshte vene re edhe ne vizitat dypaleshe te cilat kane perjashtuar gjithnje rastin e dites se sotme duetin apo boshtin diplomatik Rome-Athine per te negociuar nje krize te mundshme qe ka lindur ne Tirane. Menjehere pas renies se komunizmit ne Shqiperi dy kryeqytetet e vendeve fqinje anetare te Bashkimit Europian ne ate kohe Komuniteti Ekonomik Europian shpertheu nje ofensive diplomatike duke perfshire edhe levizje paralele. Keshtu qe ne fund te vitit 1990 levizjen e pare zyrtare e beri Athina e cila zhvilloi ne Shqiperi viziten e nivelit te larte te nje delegacioni te drejtuar nga Kryeministri konservator i asaj kohe Kostandin Micotaqis. Kreu i Nea Demokratia pervec nje bisede te tensionuar me Presidentin e asaj kohe Ramiz Alia ku para mediave lideri komunist paralajmeroi hapjen e diskutimeve per ceshtjen came zhvilloi nje takim direkt me liderin e opozites se sapoformuar Sali Berisha. Micotaqis zhvilloi edhe nje vizite ne Dropull. Nderkaq Roma ne ate kohe drejtohej nga Kryeministri demokristian Giulio Andreotti dhe shef i diplomacise ishte socialisti Giani de Michelis. Italia zhvilloi takimet e para me lidershipin e ri te drejtuar nga Kryeministri i ri Fatos Nano dhe mori menjehere drejtimin per menaxhimin e krizes Albania. Arsyeja kercenimi i refugjateve qe mesyne bregun italian me anije te grabitura. Kriza ishte eksodi dhe fjale kyce ishte ndalja e vershimit. Roma menaxhoi ndarjen e ndihmave ushqimore me ane te nje misioni ushtarak civil i quajtur Operacioni Pelicano. Nderkaq Athina nisi me qetesi te menaxhoje interesat politike ne lidhje me minoritetin grek ne Shqiperi. Interesa qe acaruan rende situaten ne mesin e viteve 90 duke shkaktuar nje bllokim te marredhenieve qe arriti kulmin me ngjarjen e Peshkepise ku nje komando greke hyri me arme ne nje repart ushtarak te paarmatosur shqiptar ne Gjirokaster dhe vrau dy persona e plagosi tre te tjere. Tirana kunderpergjigjet me arrestimin e pese perfaqesuesve te minoritetit grek. Situata acarohet shume gjendje qe zgjati deri ne vitin 1997. Roma nderkohe kishte nisur marredheniet preferenciale me Tiranen e drejtuar nga Berisha duke sjelle ne Shqiperi disa investime te rendesishme infrastrukturore dhe biznesmene te mesem kryesisht te fushes se fasonerise.
Pas 97-sSi ne rastin e 1991-it edhe tragjedia e 97-s shfryu drejt Italise duke risjelle rrezikun e eksodit masiv. Nje anije e marre ne Vlore Kater i Rades e tejmbushur me refugjate perplaset me anijen ushtarake italiane Sibila ne kanalin e Otrantos dhe shkakton vdekjen e me shume se 80 personave. Roma rihap dosjen Albania serish me menaxhim krize shto edhe nje incident te dale ne media ku ambasadori italian ne Tirane loboi qe PD te mos firmose marreveshjen me negociatorin nderkombetar Franck Vranicki. Drejtuesit e rinj te vendit ishin socialistet te cilet nuk fshihnin simpatine per kreret e Athines duke pare qe Greqia drejtohej nga PASOK dhe gjate krizes se 1996 kishin dhene nje ndihme te rendesishme lotimi. Kryeministri i qeverise se koalicionit Bashkim Fino niset ne Athine me ftese te Kryeministrit te atehershem grek Kostas Simitis. Por Roma beri nje manover te forte duke derguar ne Gjirokaster me helikopter vete Kryeministrin Romano Prodi. Ne qytetin jugor doli hapur perplasja mes Italise dhe Greqise per interesat e tyre ne Shqiperi. Por kesaj here me nje ndryshim. Athina e Simitisit nuk ishte me ajo konservatorja e Micotaqis. Teoria e Kryeministrit pragmatist te PASOK ishte ekspansioni ekonomik i Greqise ne Ballkan. Kreut te PS-se Fatos Nano iu rezervua nje pritje madheshtore ne Athine ende pa u bere Kryeminister pas zgjedhjeve te 29 qershorit 1997. Shume shpejt Greqia depertoi fuqishem ne tregun dhe ekonomine shqiptare edhe pse nuk kaloi Italine si partneri i shkembimeve tregtare. Kompanite greke hyne ne Shqiperi duke perfshire fusha te gjera qe nga nafta e deri te telekomunikacionet. Italia humbi paksa primatin duke u menjanuar nga Shqiperia. Por gjithcka u rihap ne 2001-in me riardhjen ne pushtet te biznesmenit Silvio Berluskoni. Vizita e sotme e Fratinit dhe Lambrinidis perfaqeson edhe nje duet te ndryshem politik qe ka dy pole marredheniesh. Keshtu qeveria aktuale e Romes ka marredhenie me te mira me PD-ne e drejtuar nga Berisha ndersa qeveria greke e PASOK ka nje lidhje te afert me socialistet e Edi Rames.