E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Izrael, takime me krerët e shtetit

Kryeministri Berisha e ka hapur vizitën e tij në Izrael me takimin me presidentin Shimon Peres.

Sipas faqes zyrtare të Kryeministrisë, Peres e ka cilësuar vizitën e Berishës një kontribut tjetër për zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Gjithashtu, Peres ka vlerësuar shembullin e bashkëjetesës ndërfetare që ekziston në Shqipëri dhe veçanërisht ndjenjat miqësore të shqiptarëve ndaj popullit hebre.

Ndërsa Berisha ka shprehur vendosmërinë e qeverisë së tij për më shumë bashkëpunim sidomos në fushën e arsimit, turizmit, energjetikës, teknologjisë së informacionit etj.

Në fund të takimit, Berisha e ka ftuar Peres për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjithashtu, në vijim të vizitës së tij në Izrael, Berisha është pritur edhe nga zv/kryeministri dhe ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman. Gjatë darkës së shtruar, Lieberman është shprehur se së shpejti Izraeli do të hapë ambasadën e tij në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›