Daciç: Të mos shmanget çështja e statusit
Fakti që Kosova dhe Serbia do të ritakohen për të diskutuar marrëveshjet mes tuyre, ka bërë që të reagojnë shumë politikanë nga Serbia. Njëri prej tyre është zv. kryeministri serb Ivica Daciç, i cili ka theksuar se statusi i Kosovës nuk mund të shmanget më, sepse do të jetë si një nga kushtet e Serbisë për integrimet evropiane.
Në prag të vazhdimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Daciç theksoi se është në interes të Serbisë që kriza në Kosovë të zgjidhet sa më shpejtë dhe të kapërcehen të gjitha çështjet e kontestueshme në nivel teknik.
Duke thënë se Serbia duhet t`i pranojë të gjitha zgjidhjet praktike, Daciç ka shtuar se mbështet qëndrimin e serbëve nga veriu i Kosovës që nuk duan të jetojnë në Kosovën e pavarur.