OBSH: A/H1N1, mbi 1000 viktima në javë
Në vetëm një javë gripi AH1N1 u ka marrë jetën më shumë se 1000 personave. Të dhënat të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se deri tani numri i viktimave ka arritur në 7826. Në Europë vihet re një rritje me 85 %, apo thënë në shifra numri i vikitmave pothuajse është dyfishuar nga 350 në 650. Gjithsesi, shtetet e bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë në krye të listës me 5360 vitkima. Në Kinë dhe Japoni janë identifikuar raste në të cilat virusi ka pësuar ndryshime në një kohë që në Norvegji dhe Francë zyrtarët konfirmojnë 4 viktima. Sipas Institutit të kujdesit shëndetsor në Paris, mutacioni mund të rrisë aftësinë e virusit të prekë rrugët e frymëmarrjes e në veçanti mushkëritë. Në studimin e saj më të fundit, OBSH tha se virusi ka arritur pikun në Amerikë, në një kohë që shqetësuese mbetet përhapja e tij në Europë. Të dhënat tregojnë se në Italinë fqinje, 99 % e personave që janë prekur nga influenca, janë diagnostikuar me AH1N1. Ajo çka përbën një tjetër shqetësim është vaksina. Një ditë më parë, një gruaje 77-vjeçare në Slloveni i ndali zemra menjëherë pas vaksinimit. Gruaja e moshuar u vu menjëherë nën kujdesin e mjekëve, në një kohë që po analizohet nëse ka qenë pikërisht injektimi i vaksinës që ka krijuar problem me zemrën.