E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 100 vjet nga fundosja e Titanikut

KANADA- Sot mbushen 100 vjet nga fundosja e anijes së famshme Titanik. Pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi të anijes “Balmoral” kanë mbajtur një shërbim përkujtimor në oqeanin Atlantik, vendin ku është fundosur anija luksoze “Titanik”, 100 vjet më parë.

Mbi 1,500 persona humbën jetën në atë tragjedi të rëndë. Në Halifaks të Kanadasë, ku janë varrosur 150 viktima të Titanikut, kambanat e kishës kanë shënuar momentin e fundosjes. Në vendin ku është ndërtuar Titaniku, në Belfast të Irlandës, do të hapet një kopsht përkujtimor, ndërsa rreth 300 njerëz kanë marrë pjesë në një memorial në Liçfild të Anglisë, pranë shtëpisë së kapitenit të Titanikut, Eduard Smith.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›