Zeqi Agolli: Në '60-ën Che Guevara ishte në zyrën e Mehmet Shehut
Che Guevara në Tiranë. Kjo është dëshmia spektakolare që diplomati i njohur i Shqipërisë komuniste sjell në këtë intervistë të radhës për lexuesin e gjerë të "Gazeta Shqiptare". Udhëheqësi i revolucionit të famshëm kubanez, i cili arriti të rrëzojë një nga regjimet e fuqishme të atij vendi kishte ndërmarrë një udhëtim të posaçëm për tu takuar me Kryeministrin e hekurt të shtetit shqiptar, i cili gjithashtu vinte nga brigadat vullnetare të luftës së Spanjës. Ngjarja e rrallë ka ndodhur pikërisht në marsin e vitit 1960. Në atë vizitë të mistershme të njeriut të famshëm të globit, i cili më vonë do të bëhej simbol i rinisë botërore, Mehmet Shehu urdhëroi që ta shoqëronte pikërisht Zeqi Agolli, i cili në atë kohë mbulonte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së dytë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila kishte të bënte me vendet e perëndimit. Che Guevara i shoqëruar nga Zeqi Agolli si mbërriti në Rinas ka kaluar pikërisht në mesin e sheshit "Skënderbej" për të marrë drejtimin e shëtitores ku në pak minuta do të përfundonte në hollin e katit të parë të Kryeministrisë ku e priste me një padurim të dukshëm vetë Kryeministri Mehmet shehu. Pas takimit të gjatë në zyrën e tij ushtaraku 32 vjeçar i ardhur nga Kuba do të ngazëllehej çuditshëm kur do të merrte në dorë si dhuratë të Kryeministrit një automatik të jashtëzakonshëm që shkëlqente. Pas kësaj me kërshërinë e fëmijës ai do të shtrihej përtokë dhe do të provonte duke lozur automatikun e dhuruar. Më mbrapa do të përfundonte në vilën e posaçme të përgatitur për të në ato dy ditë të qëndrimit misterioz. Pikërisht për këto dhe më tepër të asaj ngjarjeje që do të ngelej e panjohur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për nomenklaturën më të lartë të shtetit flet vetë Zeqi Agolli në intervistën e mëposhtme të këtij numri.
(Vijon nga numri i kaluar)
Pra, zoti Agolli, juve ndërsa kishit në makinë vetë njeriun e famshëm të kohës, Çhe Guevarën, të cilin po e shoqëronit nga Rinasi për në zyrën e kryeministrit Mehmet Shehu nuk e dinit në të vërtetë se kë po çonit, por vetëm se dyshonit, ndërkohë që fama e tij në ato momente në Shqipëri ishte goxha e zbehtë?
Siç ju thashë dhe nga numri i mëparshëm i kësaj interviste, unë personalisht kisha dëgjuar goxha për Che Guevarën, të cilin dyshoja shumë se e kisha në makinë kur po e shoqëroja atë paradite të 12 marsit të vitit 1960. Kisha dëgjuar shumë, për faktin se më kishte ndihmuar informacioni që merrja si këshilltar i parë i ambasadës sonë në Moskë. Por në Shqipëri përgjithësisht fama e tij ishte goxha e zbehtë. Megjithatë, duhet të pranojmë se emri i tij i kishte kaluar kontinentet.
Ndërsa kishit dëgjuar, si nuk e njihnit?
E para, se deri në ato momente kishim mundur të shikonim vetëm pamje sporadike të tij në ekrane të tilla që nuk mund të të ndihmonin aq sa krijoje një mendim absolut se ishe përballë njeriut të famshëm i cili kishte qenë në gjendje të udhëhiqte një revolucion të atyre përmasave sa ç'e njohu bota. Pastaj kur e shikon një njeri që të vjen nga territori i Kubës, të cilët në atë kohë e kishin në modë beretën me yll, këmishën ushtarake e me mëngë të gjera, mjekrën e madhe dhe puron në gojë, e shumta mund të të ngjasonte por kishe rezerva të shpreheshe se njeriu i çuditshëm i globit ndodhej një sedilje makine larg teje.
Në këndvështrimin tuaj përse e etiketoni njeri i çuditshëm dhe jo një epitet tjetër?
Sepse ata ishin disa djelmosha të njomë që vendosën si i thonë fjalës që me pushkë me gjalmë të rrëzonin një regjim të konsoliduar fort dhe të drejtuar nga gjeneralë të sprovuar. Regjimi i Bastistës ishte një regjim që zotëronte fuqishëm pushtetin e asaj kohe në Kubë. Veprimet e këtyre djemve që dukej sikur kishin filluar të luanin me mullinjtë me erë të Don Kishotit arritën të tronditnin globin me atë që bënë. E kthyen territorin kuban në uragan të vërtetë derisa e larguan regjimin e Batistës. Pra, një vit më parë kur unë kisha qenë diplomat në Moskë gjithë media e botës e mbante mënd për atë aksion të jashtëzakonshëm në Santa Klara dhe drejtimin që ai u kishte bërë forcave kubane...
Dhe si e kishte përcjellë media botërore portretin e tij? Pra, fjala është se si e kishte vlerësuar apo cilësuar?
Media dhe komentatorët e politikës ndërkombëtare Che Guevarës i vinin shumë epitete të tilla si: simpatik, guximtar, i dashur, i kulturuar, buzagaz, orator, i adhuruar. Kjo s'kish si mos të të tërhiqte vëmendjen, për faktin se ndodh rrallë që të mund të bashkoheshin në një njeri kaq shumë cilësi.
Jam kurioz se çfarë portretizimi mund t'i bëni pamjes së tij në ato momente ndërsa ecnit drejt kryeministrisë?
Mjekra karakteristike. Buzëqeshja e ndrojtur. Ndonjë shpërthim i momentit. "Ishte i heshtur dhe pyeste pak dhe gjëra të përgjithshme. E vërteta është se ai që nuk tregonte më shumë se 32 apo 33 vjeç, gjatë gjithë rrugës më shumë mbeti në mendimet me veten. Tregonte një druajtje të çuditshme, që nuk mund ta lexoja mirë nëse ishte lodhje a sfilitje nga udhëtimet e gjata apo edhe druajtje për vendin e huaj ku po e çonte makina, të cilin nuk kishte dyshim që e shikonte për herë të parë. Vija re me kuriozitet nëse shfaqte ndonjë shenjë habie teksa shikonte rrugës ndonjë ndërtesë apo diçka tjetër, por ai i shikonte të gjitha me mospërfillje, aq sa të linte të kuptoje se jetonte prej vitesh në Tiranë.
As kur kaluat në qendër të Tiranës?
Nuk pashë ndonjë habi të tij edhe kur makina po kalonte pikërisht para sheshit "Skënderbej". I hodhi një shikim monumentit të Skënderbeut, pastaj rrotulloi kokën nga Pallati i kulturës, të cilin në atë kohë ne e mbanim si vepër shumë të madhe por që Che-ja e shikonte natyrshëm dhe pa shfaqur ndonjë kuriozitet. Madje po ta shikosh nga këndvështrimi i sotëm, atij nuk i bëri përshtypje as numri i vogël i makinave në rrugë dhe as lartësia e vogël e pallateve apo ndërtesave qeveritare. Këtë e them, sepse kemi të bëjmë me një person që pavarësisht se vinte nga Kuba, ishte shtetas argjentinas dhe kishte tjetër vizion në memorien e tij për kryeqytetet. Por t'i lëmë mënjanë këto hollësira dhe të vijojmë më tej. Pak minuta më vonë si kaluam qendrën e Tiranës, makinat tona qeveritare të tipit rus morën drejtimin e shëtitores gati të boshatisur duke përfunduar direkt e në kryeministri. Gjithkujt aty, që nga rojet që prisnin te portat e jashtme të oborrit të mbrapëm të kryeministrisë, u ishte thënë që do të vinte një mik i huaj dhe asgjë tjetër më shumë. Megjithëse siç ta përsërita jo më kot disa herë, zhurma e Che-së, deri më atëherë gati s'njihej fare në Shqipëri.
Pra, ju kuptuat mirë se ajo vizitë e Che Gu Evarës në atë moment në zyrën e Kryeministrit Shehu ishte konspirative dhe në qarqet e larta të shtetit dhe jo vetëm në nivelet e ulëta të opinionit publik, apo jo?
Me aq sa mund të nuhasja unë dhe me gjithçka që ngjau më vonë, vizita ishte shumë konspirative. Ishte një vizitë që bëhej për mirësjellje dhe që nuk mund të refuzohej dot nga pala shqiptare. Ishte një takim më shumë për t'i folur atij për përvojën shqiptare ndoshta dhe për të korrigjuar ndonjë ide rreth mënyrës se si piqen e shpërthejnë natyrshëm revolucionet popullore.... Pra, këtë përshtypje krijova unë dhe mendoj se nuk u gabova.
Pra, thatë se vetura juaj u fut nga mbrapa kryeministrisë?
Po. Vetura, si erdhi nga drejtimi i sheshit "Skënderbej", mori rrufe-shëm kthesën që të çon te Radio Tirana dhe nga mbrapa u kthye sërish majtas duke kaluar portat që ishin të hapura dhe duke frenuar zhurmshëm mbrapa oborrit ku është sot Ministria e Financave. Pra, gjithçka ishte e stisur, që miku që po vinte ishte thjesht një mik i huaj i vendit tonë. Edhe shtypi do ta linte në heshtje këtë takim. Madje s'do kishte as edhe një koment zyrtar. Aq konspirativ u mbajt ky takim sa edhe sot e kësaj dite edhe personalitet më me zë të Partisë së Punës nuk dinë asgjë!
Po deri këtu dhe më mbrapa hytë në zyrën e Mehmet Shehut?
Mehmet Shehu kishte dalë në derën e jashtme para se të shkonim neve dhe po priste me një kënaqësi të madhe, të cilën e tregonte me një buzëqeshje të jashtëzakonshme. Pikërisht ky veprim i Mehmet Shehut mua më përforcoi bindjen se miku që kisha sjellë ishte vetë Che Guevara. Mehmet Shehu nuk para i begeniste në këtë lloj mënyre në qoftë se ata që i vinin në takim nuk kishin përmasa supermadhore. Një përkushtim i tillë i tij do të thoshte se miku nuk qenkej thjesht mik por një personalitet gjigant. Brenda pastaj, kur do të fillonte biseda, do të bindesha absolutisht për personalitetin që kishim përpara. Kjo sigurisht do të më bënte shumë të emocionuar që isha para tij, por edhe të nderuar që pikërisht këtë mision që nuk e dinte as Byroja Politike, Mehmet Shehu ma besoi mua. Ky ishte vlerësim dhe unë s'kish si të mos e vlerësoja.
Ju, morët pjesë në takim?
Në hollin e katit të parë të godinës së kryeministrisë ata u takuan si të njiheshin prej vitesh. U përqafuan me shumë dashuri, gjë që më la të kuptoja se të dy kishin mësuar hollësisht për njëri-tjetrin. Si duket, Che-ja para se të vinte në Tiranë në takimin që po bënte në mënyrat e tij kishte marrë informacionin e plotë për personalitetin e Mehmet Shehut, ndërkohë që Mehmet Shehu nuk e kishte të vështirë të njihte një figurë që në atë periudhë kishte qenë në skenën e historisë ndërkombëtare. Kjo kuptohej, se ata e shprehin dukshëm adhurimin që kishin për njëri- tjetrin. Mehmetin e kuptoja lehtësisht, se njihja natyrën e tij dhe nuk ishte e rastit që ai gjatë bisedës në shumë raste mospërputhje mendimesh, mundohej t'i hapte rrugë, gjithsesi duke iu ruajtur dogmës standarde të filozofisë politike të shtetit të vet. Ky s'ishte tjetër veçse një adhurim i veçantë i tij.
Ma shpjego më saktë se si është filozofia e këtij adhurimi?
Në atë holl të godinës qeveritare, përballë kryeministrit shqiptar, ish-komandant i vullnetarëve të një brigade në Luftën e Spanjës, qëndron Che-ja me një nga shokët e tij që aktualisht ishin pjesëmarrës të një revolucioni në një vend të huaj dhe aq më shumë që misioni i tyre ishte t'i jepnin zjarr lëvizjes revolucionare ndërkombëtare. Pra, të dy po e shikonin njëri-tjetrin si figura ndërkombëtare, gjë që ju jepte mundësinë që ta adhuronin njëri-tjetrin për atë që kishin bërë reciprokisht.
Si vijoi takimi?
Në takim mbetëm vetëm katër vetë. Gjuha që bisedonin ishte e kuptueshme, se ishte spanjishtja të cilën e njihnin të dy shumë mirë. Che-ja pyeste pak dhe pohonte. Kur e pyesnin sqaronte, por pa teprime.
Kush ishte tema?
Revolucioni, kryesisht si kishin mundur t'ia dilnin me Batistën etj. Si do t'ia bënin me ekonominë dhe revolucionin? Kapitalizmi, e ardhmja dhe rusët. Pra, këto ishin ato çështje ku ata u ndalën. Sigurisht, Mehmeti e filloi me Luftën Nacionalçlirimtare dhe doli me përpjekjet e ndërtimit të shoqërisë socialiste, pra të sistemit të së drejtës që kishte përzemër edhe revolucionari ndërkombëtar me origjinë argjentinase që kishte përballë. Kryesisht Mehmet Shehu i mëshoi fuqishëm rolit udhëheqës të Partisë në veprimtarinë e organizuar të popullit tonë, si dje në luftë ashtu dhe në ato momente në ndërtimin e shoqërisë socialiste. Kjo ishte ajo që quhet mospërputhje idesh mes tyre, pasi Che-ja nuk ishte shumë për harxhim kohe të krijimit të partive politike për të ndërmarrë një revolucion porse për të mjaftonin njerëzit e përkushtuar.
Le t'i referohem librit të Jovan Janos bërë për atë moment për të cilin ju po flisni zoti Agolli. Po ju citoj një pjesë të asaj bisede që dy burrat e njohur kanë bërë mes tyre. Këtë e bëj për t'ju freskuar kujtesën tuaj në lidhje me hollësi të mëtejshme, për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar që nga ai moment. Mund të më miratoni nëse është e saktë? Mehmeti: "Është kënaqësi për ne që ju kemi pranë, sepse ju jeni një përfaqësues i madh i popullit kuban. Kontributi juaj për popullin dhe revolucionin kuban është shumë i madh. Me këto energji dhe këtë moshë të re që keni, përfaqësoni shembullin më të madh për gjithë ata revolucionarë, kudo në botë, që jetën ia kanë kushtuar fatit të popujve të shtypur e të mjeruar...". Pastaj, sipas po botimit të Janos ai i bën ekspozenë e luftës, sipas mendimit të tij rolin e PKSH-së, Frontin antifashist dhe rolin e Partisë, si përcaktues... . Më poshtë ai i shpjegon se: "Pa u bërë e ndërgjegjshme masa e popullit për domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe pa qartësinë politike dhe vendosmërinë revolucionare të shtabit drejtues të revolucionit, unitetin dialektik të faktorit të jashtëm me atë të brendshëm, as që mund të mendohet një fitore e mundshme e popujve të shtypur". Nuk e di nëse jemi saktë deri këtu?
Mendoj se saktë, pasi aty te ajo temë ishte biseda ku po më citoni, të cilën ashtu siç thoni dhe ju nuk mund të jem në gjendje ta citoj me hollësi ekstreme. Gjithsesi, si mbaroi Mehmeti i vjen radha Che-së, i cili pak a shumë që po jua citoj me pak fjalë, i thotë se si u mposht Batista dhe si u arrit fitorja e revolucionit. Pastaj shfaqi pikëpamjet e tij për ndezjen e revolucionit dhe hedhjen e popujve në flakët e luftës për liri dhe drejtësi shoqërore. Më tej, Che Guevara i mëshoi mendimit më shumë të rolit përcaktues të revolucionarëve të vendosur dhe profesionistë me ideale të mëdha, duke parë tek këta të fundit faktorin numër një të përmbysjeve revolucionare. Dhe shembull për këtë natyrisht jepte Kubën.
Si ishte divergjenca e mendimeve të tij me Mehmet Shehun në lidhje me partinë politike?
Che Guevara theksoi se nuk duhet të humbasim shumë kohë me partira politike, qofshin ato dhe revolucionare. Ai shtoi se: "Kudo ku ka diktatura fashiste, sidomos në Amerikën Latine duhet të krijohen vatrat e zjarrit, pra fokizmi. Dhe kjo të bëhet në zonat periferike dhe prej andej të nisin sulmet. Populli do të na kuptojë, do na mbështesë dhe do të bashkohet me ne. Kështu vepruam ne Kubë dhe fituam kundër diktatorit Batista.."
Pra, këto ishin pikëpamjet e ndryshme që ata kishin në lidhje me luftën dhe revolucionet që po trumbetonin fuqishëm në atë kohë?
Che Guevara dhe Mehmet Shehu kishin shumë ndryshim në idenë e ngritjes së popujve në luftë. Por çuditërisht nuk i kundërviheshin njëri-tjetrit, ku siç të thashë më parë kuptohej qartë që e adhuronin njëri-tjetrin, kjo për shkak se të dy vinin nga lufta. Në fund të takimit, kryeministri shqiptar i bën atij surprizën më të papritur, e cila e ekzaltoi shumë.
Çfarë surprize?
I dhuroi një automatik që shkëlqente, të cilin Mehmeti duhet ta kishte siguruar posaçërisht për Che-në. Ishte i jashtëzakonshëm.
Çfarë modeli ishte?
Nuk e di, se nuk kisha parë ndonjëherë automatik të tillë. Së fundmi, si ndenjën më shumë se dy orë bashkë, përqafohen sërish me shumë dashuri dhe ndahen për të mos u takuar më kurrë. E çuditshmja është se të dy ishin në fate të ndryshme, por gjithsesi, të dy fatet i kishin njësoj fatkeqe: Varrosen, zhvarrosen.
Ku e çuat pas atij takimi?
Pak minuta më vonë, sipas porosive që morëm e çuam në Shtëpinë e Pritjes, atëherë ishte ish-pronë e familjes Erebara, e cila ndodhej jo shumë larg godinës së kryeministrisë madje për të të saktësuar disi po ju them se shtëpia ndodhet pikërisht përballë Piramidës. Mbaj mend që kur ikëm nga Mehmet Shehu për te shtëpia, Che-ja e vështron me adhurim të jashtëzakonshëm armën. Por më e bukur është kur shkuam në shtëpi. Ai sa u ul e mori armën në dorë dhe e puthte. Pastaj u shtri në tokë duke marrë shenjë kudo. Shkrepte pambarimisht atë dhe qeshte si fëmijë. Shkrep dhe qesh. Çohu në këmbë dhe shtriu duke marrë shenjë. Tërhiq këmbëzën dhe shkrep. Kjo ishte skena që ai bënte për më se 30 minuta sa ndenja unë aty, derisa e përshëndeta kur u largova. Dhe tani e përfytyroj atë moment kur ai ishte si një fëmijë i lumtur.
Sa ndenji në Vilë?
Ai nuk është larguar nga vila ku e çuam edhe një ditë tjetër, derisa shkova të pasnesërmen pasdite kur e mora për ta çuar në aeroport. Të nesërmen që ndenji aty nuk doli asnjë moment nga vila. Më mbrapa mësova se njerëzve që i shërbenin u fliste me shumë kulturë. Shijonte shumë gatimin shqiptar dhe nuk bën fare naze.
Pra, pas dy ditësh si mbërriti në Shqipëri ai u largua?
Pas dy ditësh ai u largua sërish me mister. Në orën e caktuar pasdite unë shkova e mora me makinën që e kisha sjellë. Ai, së bashku me shokun që e shoqëronte, ishte përgatitur për rrugë. E gjeta në dhomë, ashtu të veshur me uniformën karakteristike të revolucionit kuban dhe që më priste me buzëqeshje.
(Vijon nesër)
Kush ishte Che Guevara
Skeda e Ernesto "Che" Guevares
Datëlindja: 14 Qershor 1928
Vendlindja: Rosario, Argjentinë
Data e vdekjes: 9 tetor 1967
Vendi i vdekjes: La Higuera, Bolivi
Ernesto "Che" Guevara, i njohur zakonisht si Che Guevara, El Che apo thjesht Che, ka qenë një revolucionar marksist argjentinas, doktor, publicist, lider guerilje, teoricien ushtarak dhe figura e dytë më e madhe, pas Fidel Kastros e Revolucionit Kuban. Që prej vdekjes, pamja e tij e stilizuar është bërë si një përfytyrim tej kulturor dhe një simbol i vërtetë brenda kulturave të ndryshme popullore. Kur ishte student në mjekësi, ai udhëtoi përgjatë Amerikës Latine dhe u transformua në mendim, kur hasi varfërinë endemike, që e dëshmoi me sytë e vetë. Eksperienca e tij, shtuar me vëzhgimet e bëra në terren e bënë që të konkludonte se disniveli ekonomik i kontinentit ndodhte si rezultat kapitalizmit të brendshëm, neokolonializmit dhe imperializmit dhe gjëja e vetme që mbetej të bënte populli i kontinentit të tij ishte thjesht revolucioni. Shkoi në Guatemala, por atje politika e tij radikale nuk gjeti vend. Ndërsa në Meksikë do të takonte vëllezërit Kastro, që i ndryshuan rrjedhën e jetës dhe më pas- iu bashkua Lëvizjes së 26 korrikut, kur ata zbarkuan në Kubë me qëllimin që të hidhnin diktatorin, që gëzonte mbështetjen e plotë amerikane Fulgencio Batista. Guevara shpejt u ngrit në rolin kryesor mes më të kërkuarve të regjimit dhe ishte i dyti në hierarki nga kryengritësit. Edhe më vonë, ai do luante një nga rolet kryesore në luftën dy vjeçare guerile, që e hodhën Batistën nga pushteti. Ishte ministër i bujqësisë, në kohën kur edhe ndikoi për Reformën Agrare; shërbeu si guvernator i Bankës; drejtor instruktazhi për forcat kubane dhe bëri shumë udhëtime në botë, si diplomat honorifik i Kubës. Ai stërviti personalisht forcat që morën pjesë në Gjirin e Derrave dhe ishte ideator për të sjellë në Kubë raketat balistike sovjetike, të cilat përcollën pastaj krizën e vitit 1962. Gjatë jetës së tij, ai la shënime për udhëtimin e tij me motoçikletë; për taktikat e luftës guerile; publicistikën; dhe fare pak krijime. Ai e la Kubën përfundimisht më vitin 1965, në mënyrë që të ndikonte për përhapjen e lëvizjen guerile në Kongo dhe pastaj në Bolivi. U kap nga CIA me asistencë të forcave boliviane dhe ekzekutua. Vdekja e rriti tejet vlerësimin për Che Guevarën dhe pas kësaj- jeta e tij u bë subjekt i shumë biogra-five, kujtimeve, eseve, dokumentareve, këngëve dhe filmave. Imazhi më i jashtëzakonshëm është fotoja e Alberto Kordës e bërë më 1960 e titulluar Guerrillero Heroico, e cilësuar si"fotografia më e famshme në botë".
(er.nu/GSH/BalkanWeb)