E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt në tragetin e linjës Bari-Durrës, pasagjerët 5 orë të bllokuar në port

DURRËS- Pasagjerët e një prej trageteve të linjës Bari-Durrës kanë mbetur të bllokuar për pesë orë.

Mësohet se shkak për këtë është bërë një defekt në tragetin me emrin ‘Queen’, ndërsa për 5 orë pasagjerët nuk kanë mundur të zbresin nga trageti në Durrës, për arsye se një defekt në dyert e tragetit pengonte hapjen e tyre.

Trageti ka mbërritur në port që në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe vetëm pas pesë orësh kapiteneria e portit ka njoftuar se do gjejë një mënyrë tjetër për zbritjen e pasagjerëve, pasi dera kryesore e tij nuk hapet.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›