E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët politikë grekë, letra të veçanta për lirimin e këstit të 6

ATHINE - Kryeministri Papadhimos ka bërë të ditur në mbledhjen e qeverisë se “cështja e angazhimit të liderëve politikë, të cilët mbështesin qeverinë e Papadhimos, ishte një ndër çështjet e diskutuara nga Kryeministri në kontaktet me zyrtarët evropianë ditët e fundit”.

Ajo për të cilën duket se është rënë dakord në mbledhjen e qeverisë, është që liderët politikë do të dërgojnë letra të ndara në insitucionet evropiane, ndërkohë që kryeministri Papadhimos ka shprehur kënaqësinë e tij për letrën e kryetarit të opozitës së djathtë Samaras.

Vlerësimi do të bëhet në mbledhjen e Eurogrupit, të martën dhe sipas vlerësimit të Kryeministrit, ajo do të pranohet pozitivisht dhe nuk do të ketë probleme.

Sipas njoftimeve, më 12 dhjetor ministri i Financave Evangelos Venizelos do të fillojë diskutimet (me Trojkën) për programin e ri ekonomik.

Venizelos sqaroi se marrëveshja e re e kredisë do të përfundojë deri në fund të janarit, ndërkohë që shkëmbimi i bonove ka të ngjarë të ketë përfunduar nga mesi ose fundi i shkurtit. Lidhje te tjera Mirëpritet në Evropë letra e kreut të “Demokracisë së Re”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›