E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet droge ne Korce dhe Gjirokaster arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar ndërsa një është shpallur në kërkim për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike në Korçë dhe në Gjirokastër.

Policia e Korçës njoftoi për bllokimin e një sasie droge prej 10 kg marijuanë në Dardhë dhe për ketë janë arrestuar në flagrancë Kundret Bylykbashi, 69 vjeç; Altin Bylykbashi 37 vjeç; David Bylykbashi, 33 vjeç, kurse Bernard Bylykbashi është shpallur në kërkim.

Kurse në Gjirokastër, policia njofton për arrestimin e Redjan Lulit 25 vjeç, ne automjetin e të cilit, poshtë sediljes së pasme u konstatuan 5 pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishe lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë.

I arrestuari e kishte blerë drogën në Lazarat dhe po e transportonte drejt Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›