E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli, po vdesin fjalët magjike ''Thank you''?!

LONDËR- Është konsideruar si një nga elementet bazë të mirësjelljes, por thënia "faleminderit!" (thank you! - anglisht) po vdes në Britani, shkruan gazeta britanike ''Telegraph''.

Në vend të dështimit për të treguar mirësjellje, britanikët kanë filluar të përdorin fjalë të tjera.
''Në fakt, një në tre persona thotë se ata zakonisht përdorin fjalë tjera për të shprehur falënderimin'', shkruan gazeta.
Ndër frazat më të popullarizuara janë ato më pak formale që në shqip tingëllojnë me fjalët "flm" (thnx) si dhe fjala franceze "merci".
Edhe pse një britanik mesatar ende thotë deri në 5 000 herë në vit "faleminderit", rezultatet e hulumtimit tregojnë një rritje të mënyrës më në zhargon të të folurit, ku 40 për qind e të anketuarve besojnë se ata përdorin "faleminderit", më pak se gjeneratat paraardhëse.
Anketa e kryer nga televizioni "Food Network UK", përkon me fillimin e Ditës së Falenderimeve, po ashtu tregon se një në 20 veta përdorë fjalën "në rregull" (ok) në vend të ''faleminderit''.
''Por, 95 për qind e të anketuarve ende besojnë se mirësjellja është e rëndësishme dhe tetë në 10 britanikë thonë se ata janë të ndershëm'', shton ''Telegraph''.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›