E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik droge Shqipëri- Bullgari- Itali, 15 të arrestuar

Policia e Milanos arrestoi 15 anëtarë të një organizate që merrej me trafikun e heroinës mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Italisë. Operacioni ishte koduar “Milot” dhe hetimet për këtë rrjet vazhdonin prej një viti. 

MILANO- Është 15 të arrestuar bilanci i një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, llojit heroinë mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Italisë. Operacioni është koduar “Milot” dhe udhërarrestet janë prerë nga prokurori i Prokurorisë së Milanos Silvana Petromer. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë të moshës 22- 42 vjec.
Hetimet kanë zgjatur një vit dhe prokuroria e autorietet e drejtësisë kanë bashkëpunuar dhe me Prokurorinë e antimafias. Gjatë kësaj kohe policia italiane kishte sekuestruar 90 kg heroinë e tipit “roën sugar”, 77 kg heroinë gati për shpërndarje dhe një pistoletë.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›