E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porositen 6 nëndetëse të reja nukleare

Rusia do prodhojë të paktën gjashtë nëndetëse nukleare të armatosura me raketa "Kruiz", me rreze të largët veprimi, për marinën e saj luftarake. Lajmi u bë i ditur nga agjencia "Itar-Tass", e cila citonte një burim nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas agjencisë, këto raketa janë projektuar për goditjen e mjeteve fluturuese armike, në rast se përbëjnë rrezik për sigurinë e vendit. Burimi bëri gjithashtu me dije se megjithatë shteti rus ka ndër mend të respektojë të gjitha konventat lidhur me armatimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›