Kreshnik Qato do të ndeshet në SHBA për titullin WBF në muajin dhjetor
Tiranë (Start)- Kampioni i botës në versionin WBO për peshën e mesme, Kreshnik Qato, do të bëjë debutimin e tij në Amerikë në muajin dhjetor, me boksierin David Estrada.
Kreshnik Qato është shprehur në një intervistë se do të ndeshet me 32-vjeçarin amerikan, duke bërë debutimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Ky duel do të jetë i vlefshëm për titullin botëror WBF në peshat e mesme.
Kreshnik Qato ka një bilanc prej 17 fitoresh dhe 6 humbjesh. Qato është dukë kaluar një moment të mrekullueshëm, pasi ka katër vite që nuk pëson humbje në ring.
Kundërshtari i tij, amerikani David Estrada, është një boksier me mjaft eksperiencë në ringun profesionist. Në karrierën e tij si profesionist në Amerikë, numëron 22 ndeshje, nga të cilat ka fituar 12 dhe humbur 10 ndeshje.
Ndeshja do të zhvillohet në “Burr Arena” të Universitetit të Howardit në Uashington.