E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliarderët e Man Sitit ofrojnë 15 mln sterlina për teknikun Murinjo

Mançester (Start)- Çështja Hoze Murinjo rikthehet dhe një herë në vëmendjen e mediave angleze. Mediat konfirmojnë se qëndrimi i tenikut Mark Hughes në stolin e Sitit nuk do të vazhdojë gjatë, dhe oferta për të “veçantin” është gati.

E përditshmja angleze, “The Sun”, publikon një ofertë të arabëve të Mançester Sitit për portugezin Murinjo. “The Sun” publikon se oferta kap shifrën rekord prej 15 milion sterlinash (18.5 mln euro), për të ulur në stolin e Man Sitit Murinjon. Sipas hamendësimeve të të përditshmes angleze, kjo është një mundësi e parefuzueshme për Murinjon që të rikthehet në kampionatin anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›