E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristiano Ronaldo i thotë lamtumirë ëndrrës së tij madrilene

Mançester (Start)- Dëshira e hershme e Kristiano Ronaldos për të veshur fanellën e bardhë të Realit, mund të shuhet nga një kontratë e re që është gati me Mançesterin.

Portugezi kërkoi me insistim të kalonte në Madrid gjatë muajve të verës, por kërkesa e tij nuk u pranua nga drejtuesit e Mançester Junaitid.

Aktualisht pretendenti për “Topin e Artë” është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me anglezët, gjë e cila do t’i jepte fund një kalimi të mundshëm në Spanjë.

Rikuperimi i luzitanit 23-vjeçar, pas dëmtimit që pësoi në kavilje, duket se e ka sjellë në një formë të shkëlqyer.

The Sun në një publikim të saj citon menaxherin e lojtarit, Jorge Mendez, i cili deklaron se Kristiano Ronaldo ka një kontratë që përfundon në 2012, dhe përfiton në vit 6.5 mln euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›