Tekniku i Evertonit, David Moyes, kërkon shërbimet e Lorik Canës
Liverpul (Start)- Tekiniku i Evertonit, David Moyes, kërkon në ekipin e tij mesfushorin e përfaqësuese shqiptare Lorik Cana. Trajneri është shprehur në një intervistë për mediat se klubi duhet të ndërhyjë menjëherë për të afruar disa lojtarë në merkaton e janarit.
Nën vëzhgimin e tij ndodhet meshfushori i Marsejës dhe Shqipërisë, Lorik Cana, dhe sulmuesi i CSKA Moskës, Vagner Love.
Tekniku skocez, Moye, drejton skuadrën e Evertonit që prej vitit 2002, dhe dëshira e tij është që të ketë në skuadër dy lojtarët e lartpërmendur.
Shifra e Canës për transferimin vlerësohet 12 milionë euro. Operacioni i Evertonit, për marrjen e shërbimeve të kapitenit të Marsejës, duket i vështirë, pasi Cana kërkon një klub elitar në Europë. Nëse anglezët do të ofronin një shifër më të lartë, qëndrimi i Lorik Canës mund të ndryshonte.