Liga e Evropës, Vllaznia pranë kalimit në turin e dytë
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet sonte në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 20:00. Megjithë entuziazmin, trajneri Hasan Lika kërkon nga futbollistët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë, për të mos i dhënë asnjë mundësi irlandezëve të bëjnë ndonjë surprizë në Shkodër.
Në të njëjtën kohë, Lika kërkon nga drejtuesit e klubit disa përforcime për të qenë më kompetitivë në kompeticionet e sezonit të ri.
Vllaznisë i mjafton çdo lloj fitoreje dhe barazimi, por edhe një humbje minimale 0-1 do t’i jepte mundësinë shkodranëve të kalonin në turin tjetër.
Ndërkohë Dinamo, skuadra tjetër shqiptare që garon në turin e parë të Ligës së Evropës, do të presë sonte finlandezët e Lahtit. Kryeqytetasit nuk kanë asnjë lloj shprese për t’u kualifikuar, pas humbjes së turpshme në transfertë një javë më parë me rezultatin 1-4.