E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shevçenko në negociata me turqit e Fenerbahçes

Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, të cilat theksojnë se “fenerlinjtë” janë duke grumbulluar yje nga skuadrat më të mira të Evropës. Ish-Cari, Andri Shevçenko është në kërkim të një ekipi ku mund t’i jepet mundësia për të qenë pjesë e formacionit të parë. Kalimi i tij në Londër tek skuadra e Çelsit mund të quhet një dështim i plotë për karrierën e tij, dhe një gjë e tillë mund të thuhet edhe për sezonin e fundit që luajti tek Milani në formë huazimi.  

Çelsi mund ta lërë të lirë ukrainasin për shifrën e 7 milionë eurove, ndërkohë që para dy vjetësh e bleu për shifrën e 30 milionëve.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›