Kreshnik Spahiu - Një mesazh për elektoratin opozitar

Tiranë – Disa analistë janë ndalur në vlerësimin e rëndësisë së koalicioneve të ardhshme zgjedhore duke paragjykuar pa të drejtë qëndrimin e Aleancës Kuq e Zi. Duke u konsideruar Aleancën Kuq e Zi si lëvizje thellësisht opozitare, sot zhvillohen debate nëse Shqipëria duhet të ketë një, dy apo më shumë lëvizje opozitare dhe diversiteti i tyre ngjall frikën se kryeministri Berisha mund të thyejë rekordin e Enver Hoxhës duke ‘mbretëruar” një gjysëm shekulli.
Populli opozitar sigurisht që është disa herë më i madh se socialistët dhe kjo është e reflektuar në shifrat e zgjedhjeve të 2009. Socialistët gëzojnë 620.000 vota në raport me 3.200.000 qytetarë me të drejtë vote. Sipas kësaj statistike, socialistët votohen nga 19% e shqiptarëve. Demokratët votohen nga 610.000 votues. Nëse mbledhim votuesit e PD dhe PS, të dyja së bashku votohen nga 38% e qytetarëve me të drejtë vote, sipas statistikave zyrtare. Natyrshëm del që shumica e elektoratit shqiptar votojnë ose abstenojnë kundër establishmentit PD dhe PS. Shumica e elektoratit shqiptar votojnë ose abstenojnë kundër establishmentit PD dhe PS. Këtu kemi shumicë false dhe opozita false!
Partia Socialiste është lëvizja politike, e cila sot zyrtarisht ka 65 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe mbart përgjegjësinë politike zyrtare të opozicionit parlamentar. Debati mbi rrëzimin e regjimit të Sali Berishës dhe mafies bardh e blu duhet të shtrihet sa në planin teorik, aq sa dhe praktik.
Rrugët për rrëzimin e një regjimi politik janë dy, ose me protesta, ose me vota. Për këtë të dytën opozita parlamentare e socialistëve nëse vërtet kërkon largimin e Berishës, duhet të konsultohej dhe krijonte frontin anti qeveritar para se të bënte marrëveshje me Berishën për Kodin Zgjedhor dhe të ndërtonte taktikat elektorale të sistemit, të mënyrës së votimit dhe procedurat e mbrojtjes së gjithë votës opozitare, dhe jo vetëm atyre socialiste. Socialistët hynë për disa javë në grevë urie për votën e lirë, ata sulmuan KQZ kur po u vidhej vota në bashkinë e Tiranë, ata u vranë në mes të bulevardit nga regjimi politik i Berishës, por një ditë të bukur harruan gjithçka dhe bënë marrëveshje me Sali Berishën. Dy ditë pas 117 votave konsensuale në parlament, ata hodhën idenë e bashkimit të lëvizjeve opozitare në një front. Pyetja është shumë e thjeshtë, pse ky propozim vjen dy ditë pas koalicionit parlamentar që ata bënë me Berishën?
Shqiptarët janë të gjithë të tronditur nëse kjo marrëveshje i ka forcuar pozitat përjetë Sali Berishës dhe a është kjo humbja dhe dorëzimi i radhës i pushtetit në tavolinë nga socialistët? Historia ka treguar se Sali Berisha është larguar vetëm një herë nga pushteti, që përkon me vitin 1997. Në asnjë rast tjetër regjimi i Berishës nuk është ndryshuar. Thjesht Berisha nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërkohë Partia Socialiste ka deklaruar se këtë radhë nuk do ketë asnjë votë të manipuluar, por ende nuk kanë dhënë asnjë garanci se si do sigurojnë votat e shqiptarëve, si dhe nuk kanë marrë përgjegjësinë politike se çfarë vetëndëshkimi do kenë ata po ndodhi e kundërta.
Aleanca Kuq e Zi erdhi në skenën politike jo si një fraksion i deputetëve socialist me Edin apo i deputetëve të pakënaqur demokratë me Saliun. Aleanca Kuq e Zi erdhi në skenën politike si lëvizja e parë politike mbarëkombëtare, patriotike, e qendrës dhe që kishte në themelin e vet kauzën e bashkimit kombëtar, ndryshimin e regjimit mafioz të Berishës, rinovimin e elitave politike, kufizimin e mandateve të drejtuesve politikë si dhe mos përfshirjen e ish- ministrave, ish-deputetëve, ish- kryetarëve të partive, bashkive, komunave. Thjesht Aleanca Kuq e Zi mbështetet si një lëvizje që kërkon ndryshim nga njerëz të zhgënjyer nga qeverisja 8 vjeçare e socialistëve dhe 12 vjeçare e demokratëve. Këtu medemek bëhet rotacion, por nuk ndryshon asgjë me përjashtim të kontove bankare të ministrave, numrit të vilave të tyre…
Thjesht Aleanca Kuq e Zi mbështetet si një lëvizje anti-establishment nga njerëz të zhgënjyer nga qeverisja 8 vjeçare e socialistëve dhe 12 vjeçare e demokratëve. Ajo kërkon të mbështet nga 62 % e elektoratit shqiptarë, të cilët kurrë nuk kanë votuar PD dhe PS dhe nuk ka hyrë në tregun politik për të hipur në “trenin” e të tjerëve. Aleanca Kuq e Zi pretendon në mënyrë modeste të jetë lokomotiva e një opozite radikale, madje duke sakrifikuar qoftë edhe me një qëndrim të sajin në opozitë në të ardhmen. Aleanca Kuq e Zi nuk kërkon pushtetin, por bashkimin dhe konsolidimin e shtetit mbi disa parime dhe mbi një moral të ri.
Nëse PD dhe PS do kishin në sqetullën e saj Aleancën Kuq e Zi, atëherë me të drejtë askush nuk do e shihte si një lëvizje të re politike. Sigurisht që përballë një regjimi mafioz dhe dinakërisë së Berishës duhet përdorur çdo taktikë elektorale për t’ia arritur qëllimit. Berisha sot qëndron në pushtet nga mbështetja politike e dy ish kryeministrave socialistë, Meta dhe Nano, dhe Aleanca Kuq e Zi po studion me vëmendje çdo taktikë për thyerjen e këtij regjimi. Lokomotivat apo vagonët janë të parëndësishëm dhe nuk përcaktohen me direktivë partie apo analiza mediatike. Populli le të zgjedhë trenin që dëshiron të hipë dhe sigurisht lokomotivën që do e drejtojë. E rëndësishme është që 62 % e elektoratit të mos qëndrojnë jashtë dhe në udhëkryq për shkak se kanë neveri të hipin në dy trenat kinezë, që kanë mbetur si relike që nga koha e komunizmit.
Për të qenë më realist dhe më racional për të gjithë elektoratin opozitar, Aleanca Kuq e Zi ofron një filozofi më triumfuese dhe të suksesshme për të ndryshuar regjimin. Rrëzimi i Sali Berishës duhet të ndodhë përpara se të shkojmë në zgjedhje, por kjo kërkon që çdo lëvizje opozitare të sakrifikojë dhe të mbajë presionin e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo kërkon që çdo faktor opozitar të ketë moral dhe parime, dhe jo pas plumbave të bëhet marrëveshje me Saliun apo pas protestave të mëngjesit të hash darkë me Ilirin. Popujt evropianë, afrikanë, madje dhe ata arabë, kanë treguar një besnikëri ndaj parimeve opozitare dhe moral qytetar ndaj publikut që i mbështet, ndërsa socialistët shqiptarë dy javë më parë zgjodhën koalicionin dhe marrëveshjen me Berishën.
Ndaj shqetësimit të atyre që nuk e duan Berishën dhe kërkojnë ndryshimin e regjimit më mafioz të Europës do t’u thosha që ka vetëm një zgjidhje: që të shkojmë në zgjedhje pa Sali Berishën. Në të kundërtën vetëm deputetët socialistë besojnë te mrekullia…. E pse jo, kanë një jetë në ato karrige. /Start/
2012-08-01 11:54