E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat me aftësi të kufizuar: Qeveria përgjysmon pagën

“Vendimi i fundit për rimbursimin e energjisë elektrike dhe telefonisë fikse tejkalon parashikimet negative të këtij komuniteti. Ka qenë e papritur përjashtimi i tyre si përfitues nga grupi i qytetarëve normalë në nevojë për rimbursimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, ky Këshill thekson se surprizë është edhe përgjysmimi i rimbursimit të telefonisë fikse nga 2000 mijë lek në 1000 mijë lek. “Ky vendim është diskriminues edhe antiligjor pasi ju ka mohuar të drejtën që ju njohin ndryshimet e fundit ligjore të verbërve të grupit të dytë për rimbursimin e kostos së telefonisë fikse. Ky vendim është i paligjshëm sepse nuk ka parashikuar shtrirjen e efekteve të rimbursimit nga data që ligji ka hyrë në fuqi duke lënë zbuluar rimbursimin për këta njerëz për 3 muaj Maj, Qeshor, Korrik”, thuhet më tej.

Këshilli Kombëtar i PAK i bën thirrje Ministrit të Punës që t’i propozojë qeverisë indeksimin e inflacionit në pagesën e aftësisë së kufizuar si një detyrim ligjor të njohur nga vetë qeveria. “Sot pagesa në terma reale e aftësisë së kufizuar është më e vogël se sa një vit më parë duke zbritur përqindjen e inflacionit Këshilli Kombëtar i PAK i përsërit edhe njëherë thirrjen për qeverinë që të përcaktojë minimumin jetik edhe të garantojë daljen e një herë e përgjithmonë nga regjimi i urisë për personat me aftësi të kufizuar”, përfundon reagimi. /Start/

                                                                                             2012-08-01 12:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›