Kreshnik Spahiu ankohet për qeverinë e re: Shqiptarët u shitën për 500 lekë
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar në faqen zyrtare në Facebook të Aleancës Kuq e Zi kabinetin e ri.
Duke folur për qeverinë e re, Spahiu thotë se shqiptarët u shitën për 500 lekë.
Rrugët, ujërat, mjedisin, bujqësinë, integrimin dhe mbi të gjitha drejtësinë i kemi në duart e sigurta të LSI-së!
Mjerë për popullin që votoi dhe për ata që u shitën për 500 lekë sepse edhe 4 vjet do kemi qeveri me ministrat e Sali Berishës. Pune të mbarë qeverisë së re me ministrat e vjetër.
Vetëm në Shqipëri kjo mund të quhet rrotacion.
Le të shpresojmë më të mirën për shqiptarët dhe kombin. Fundja është qeveria që do na përfaqësojë. Koha është gjyqtari më i mirë, shkruan Spahiu./ep