Berisha ironizon qeverinë e Ramës? Të hedhë sytë nga oborri i tij
Euroasia Review
Republika e Shqipërisë, pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, do të qeveriset nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat kanë nënshkruar një aleancë më 1 prill 2013, në qytetin e Shkodrës.
Më 31 korrik, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, shpalli anëtarët e Këshillit të Ministrave, që do të qeverisin duke nisur nga shtatori.
Në qeverinë e re do të ketë gjashtë gra ministre: kjo është historike dhe një arritje e paprecedent që prej pavarësisë së vendit në vitin 1912.
Megjithatë, kryeministri në largim, Sali Berisha, e krahasoi madhësinë e qeverisë së Ramës me atë të Bjellorusisë. Ai theksoi se qeveria e re e Tiranës do jetë e dyta qeveri më e madhe në Europë pas asaj në Minsk.
Nuk është çudi që Berisha bën të tilla referenca spekulative me qeverinë e Bjellorusisë dhe nuk i hedh sytë në oborrin e tij. Duke vendosur rekord, qeveria e Berishës ka pasur vetëm një ministre grua, Majlinda Bregun, ministren e Integrimit Europian, 15 ministra dhe plot 31 zëvendësministra të shpërndarë në të 14 ministritë.
Për më tepër, Berisha ka pasur një staf të zgjeruar këshilltarësh që kalonte numrin e këshilltarëve të presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Sa për interes të publikut, Bjellorusia nuk është i vetmi vend me një qeveri të madhe. Ajo ka 24 ministri, por aktualisht Rumania ka qeverinë më të madhe. Kryeministri rumun Victor Ponta drejton një kabinet me 27 ministri.
*Titulli është redaksional. Titulli në origjinal: Kryeministri shqiptar shpall kabinetin e ri.
