E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreshnik Spahiu me të përndjekurit: Berisha iu ka mashtruar për 20 vjet me radhë

Share

Ylli Asllani është, një ish i burgosur politik, i cili thotë se gjendet ne kushtet te vështira ekonomike, qe kthehen ne çështje mbijetese nëse e detyrojnë te dale edhe nga shtëpia ku banon. Duke shtuar se nuk janë përkrahur nga shteti, ish të burgosurit dhe ish të përndjekurit politik, të cilët jetojnë ne këtë zone të Tiranës, e njohur si kompleksi Partizani, shtojnë se do te mbeten në mes të katër rrugëve nëse do të dalin nga kjo kasolle, vend i cili pritet te kthehet ne kompleks banesash, rarporton Vizion Plus. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu, i pranishëm në një takim me këta ish të përndjekurit, tha se kjo shtrese nuk po përfaqësohet nga qeveria, që për 22 vjet rresht, sipas tij, vetëm i ka mashtruar. Rreth 100 ish te përndjekur strehohen ne këto ambiente qe janë ish-magazina apo ish ambiente te sport klub Partizanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›