E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria, ish i përndjekur politik dhe themelues i PD-së në Kurbin, jeton në kamion me familjen

Share

Sadik Jahja, 55 vjeç, nga fshati Shullaz në Kurbin, është një prej të shumtëve të kësaj zone që duhet të përballet me varfërinë e thellë. Ai vuan mungesën e një shtëpie, mungesën e një punë, apo të ilaçeve kur ka shqetësime shëndetësore, si për vete, ashtu edhe për fëmijët e tij.

55-vjeçari jeton në kushte tepër të vështira ekonomike, ndërsa në vend të një shtëpie normale ka shfrytëzuar skeletin e një kamioni, për të jetuar, raporton Ora News. Ai thotë se është një nga nismëtarët e parë të formimit të Partisë Demokratike në Kurbin dhe njihet si i përndjekur politik në vitet e komuznizmit, por teksa flet duket sikur ka humbur çdo shpresë për të jetuar.
55-vjeçari kërkon nga instancat shtetërore një mbështetje ekonomike, pasi nuk asnjë të ardhur qoftë edhe për bukën e gojës. Ai thotë se ka kërkuar ndihmën edhe të pushtetit lokal, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›