Kreshniku i Vitit
Fejzi HAJDARI
Gazeta Lajm, Maqedoni
Për ta shpallur Personalitet të Viti, nuk mjaftonte vetëm prania e tij në mediat më prestigjioze shqiptare gjithandej, por ishte pikërisht nxitja e ndjenjës kombëtare tek shqiptarët në përgjithësi dhe në veçanti tek rinia shqiptare, në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup. Ndjenja për ta dashur tënden (vlerat kombëtare), ishte përcaktuesja për të ndërmarrë një të tillë vendim. Aktivitetet dhe parakalimi Kuq e Zi nëpër hapësirat shqiptare, rikujtoi dhe ndërgjegjësoi faktorin politik shqiptarë gjithandej, që të shtohet interesi dhe ndjenja e dashurisë për të gjithë shqiptarët në hapësirat ballkanike, por edhe më gjerë. Euforia e takimeve dhe pritjes së kreut Kuq e Zi, nga bashkëkombësit tanë gjithandej nëpër Evropë dhe SHBA, solli sekuenca filmike që të rikujtonin foto-motivet dhe momentet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Ndjenja e të rinjve shqiptarë gjatë takimeve të tilla, por edhe mesazhet nga këtu, shpalosnin dëshirën e tyre për ngritjen e vetëdijes kombëtare, të tillë siç është e pranishme tek të gjithë popujt e civilizuar të rajonit dhe të Evropës.
1. Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është një jurist, i cili falë njohurive të veta në këtë lëmi, ka arritur majat më të larta në gjyqësinë shqiptare. Mirëpo kuptohet se kjo e dhënë në biografinë e tij, nuk mjafton që ai të shpallet Personalitet i Vitit, sepse, shqiptarët kanë edhe shumë juristë tjerë të kalibrit të tij, e madje edhe më të mirë
2. Arsyeja se pse e meriton Kreshnik Spahiu, të jetë personalitet i vitit 2011, është fakti se filloi një proces të çlirimit të ndërgjegjes shqiptare. Çlirim nga prangat që na i kishin vënë pak të tjerët, e më tepër politikanët tanë, të cilët në mungesë të ideve se si mund të realizohet ideja për bashkim kombëtar, e patën tabuizuar këtë ide deri në skajshmëri, për të mos thënë deri në absurd. Madje-madje tek vetë ne shqiptarët kishin krijuar një fobi të pazakontë për ngjyrat kuq e zi!.
Mirëpo, mënyra se si Spahiu e zbërtheu idenë për bashkim kombëtar, dal ngadalë po i largon këto tabu. Kuptohet se rol të madh për këtë pati edhe paraqitja vizuale e Aleancës Kuq e Zi, lëvizjes që kryeson pikërisht Kreshnik Spahiu.
3. Pa marrë parasysh se kur do të ndodhë bashkimi kombëtar i shqiptarëve, procesi që filloi Spahiu, do të sjellë një rezultat i cili është më i rëndësishëm se të gjitha të arriturat tjerashqiptarët, tani e tutje sdo të vlerësohen mes veti në baza rajonale, krahinore, apo baza tjera lokale.
Shqiptarët pa marrë parasysh nëse janë nga Tirana, Vlora, Prishtina, Mitrovica, Shkupi, Tetova, Kumanova ose Presheva, do të vlerësojnë njëri-tjetrin, në bazë të vlerave Kuq e Zi, dhe sdo të ketë klishe të paragjykuara nëse një shqiptar është nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore, Mali i Zi, ose nga Çamëria.
4. Shpresojmë që viti 2012, të jetë vit i fillimit konkret të realizimit të idesë së Kreshnikut dhe AK-së – Së pari ti bashkojmë kokat, e pastaj edhe tokat, pasi kjo është ideja e kamotshme e shqiptarëve.
Gëzuar për të gjithë shqiptarët, atje ku janë!
