Kretë, zbulohet në burg tuneli, do arratiseshin shqiptarët
KRETE - Me skenarin e një filmi ngjan ajo që ka ndodhur në burgun Alikarnasu e re, në Iraklio të Kretës.
Sipas policisë, disa shqiptarë kishin shpuar muret duke hapur një tunel, për të dalë më pas në rrugën pranë detit. Grupi i të dënuarve kishte shpuar të gjitha pengesat e kanalizimeve dhe mureve që të nxirrnin në rrugë.
Plani i tyre u zbulua për shkak të disa punimeve që u kryen në krahun nga ku përgatitej të përfundonte arratisja. Kur punonjësit e burgut panë punën e bërë nga të burgosurit, mbetën të shtangur, pasi nuk kishin dëgjuar as zhurmën më të vogël të mjeteve.
Gjatë një kontrolli të hollësishëm, u gjetën materiale të ndryshme elektrike dhe mekanike që përdoreshin nga të burgosurit.
Menjëherë u morën masa për zhvendosjen e të burgosurve shqiptarë në një ndërtesë tjetër, ndërsa vazhdojnë hetimet nga policia greke për të zbuluar gjithë grupin që punoi për t’u arratisur.