PDIU përshëndet pafajësinë e Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij
TIRANË-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti sot vendimin e Gjykatës së Prishtinës për shpalljen e pafajësisë së njërit prej drejtuesve kryesor të UÇK-së, Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar në rastin "Kleçka".
Nëpërmjet një deklarate për mediat, PDIU thekson se vendimi i Gjykatës së Prishtinës tregon edhe një herë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë për një çështje të madhe kombëtare dhe që nuk kaloi në asnjë rrethanë caqet e një lufte të drejtë.
PDIU nënvizon se "Fatmir Limaj dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij janë dhe mbeten figurat kryesore të pavarësisë së Kosovës, që sakrifikuan gjithçka për atdheun. Ky është vendimi i dytë shfajësues së Limajt për çështjen Kleçka, pas vendimit të marrë në mars të këtij viti'.
"PDIU-ja gjithmonë ka besuar në pafajësinë e komandant Çelikut, ndaj ka bërë thirrje për t’i dhënë kohën e duhur drejtësisë për ta thënë fjalën e saj. Siç ne e dimë të gjithë sovraniteti në Kosovë, është i ndarë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht të Perëndimit, sidomos në fushën e drejtësisë", thuhet në njoftimin për mediat.
PDIU-ja nënvizon gjithashtu se forcimi i marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, me Perëndimin me në krye SHBA-të, si dikur në luftë, është boshti kyç mbi të cilin duhet të ecë shteti i ri i Kosovës, shoqëria dhe politika e saj.
(d.b/BalkanWeb)