E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr në lokal, plagoset një 20-vjecar, pranga autorit

TIRANË- Një 20-vjecar është plagosur me armë zjarri në mesditë në rrugën e Kavajës në kryeqytet pranë parkut të autobuzave. Ngjarja është shënuar pas një konflikti dhe mosmarrëveshje mes tre të rinjve të cilët ishin të ulur në një bar kafe.

Burime të policisë bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur në kembe shtetasi F. Kushova i cili ndodhet ne Spitalin ushtarak nën kujdes mjekësor, ndërkaq është arrestuar autori Leart Kurti 22-vjec, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjeter si bashkëpunëtor në krim.

"Falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve u arrit identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj plagosje, i cili dyshohet të jetë shtetasi Leart Kurti, 22 vjec, me bani në Tiranë, ndaj të cilit aktualisht po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të elementëve të veprës penale të plagosjes së rëndë",- bëri me dije zëdhënësja e policisë Alma Katragjini.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›