Rivleresimi i banesave shtohet numri i aplikuesve
Shtohet fluksi i qytetarëve që duan të rivlerësojnë banesat e tyre. Kështu, në çdo sportel të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme ka çdo ditë radhë të gjatë njerëzish që duan të përfitojnë për këtë pjesë nga ligji i faljes. Afati për aplikim është deri në 31 Dhjetor të vitit 2011, por qytetarët kërkojnë shtyrjen e tij, në mënyrë që të mos u digjet mundësia për aplikim.
Sipas statistikave zyrtare të Hipotekës së Tiranës, nga muaji nëntor deri më tani janë bërë rreth 8000 aplikime. Punonjësit e Hipotekës thonë se, punojnë çdo ditë deri në orën 19 të pasdites. Ata po shkojnë në punë, të shtunë e të dielë, gjithashtu do të punojnë dhe në ditët e festave. Kjo për të tërhequr sa më shumë aplikime.
Megjithatë, burime zyrtare nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, shprehen se, do të kërkojnë shtyrjen e afatit për aplikim.
Kur e kanë privatizuar shtëpinë qytetarët kanë paguar shuma minimale, por nëse e shesin sot duhet të paguajnë 10% të diferencës së vlerës së shitjes me atë të privatizimit dhe kjo diferencë del tepër e lartë. Pas rivlerësimit, nëse do të duan ta shesin, ata do të paguajnë vetëm 1% të diferencës, e cila pas rivlerësimit del e ulët. Kjo mundësohet vetëm fale ligjit të faljes apo të ashtuquajtur amnisti fiskale, fuqia e të cilit ëhstë drejt fundit. Për këtë minsitria e Financave është duke haruar disa udhëzime, që i mundësojnë qytetarët të përfitojnë nga ligji në momentin që aplikojnë, pavarësisht se kur e kryejnë pagesën.