E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat Rama Tryeze me Berishen

/ /

Vendimi u mor gjate mbledhjes se Shoqates per Autonomine Vendore e cila u zhvillua ne qytetin e Pogradecit ku merrnin pjese kryetaret e bashkive te medha qe drejtohen nga te zgjedhurit e PS-se. Shoqata i kerkon qeverise qendrore te mundesoje brenda te enjtes nje tryeze ne nivel te larte perfaqesimi mes qeverise qendrore dhe perfaqesuesve te opozites ne pushtetin vendor per te diskutuar buxhetin vendor ne paketen fiskale per vitin 2011. Nese keto kerkesa nuk plotesohen Shoqata per Autonomi Vendore do te pershkallezoje aksionet e protestes ne mbrojtje te se drejtes dhe detyrimit te tyre per tu sherbyer qytetareve thuhet ne deklaraten perfundimtare te tryezes se kesaj shoqate. Ata kundershtojne ligjin e ri per taksat vendore te miratuar me votat e shumices parlamentare duke pare rrezik te madh ne pakesimin e te ardhurave te tyre qe do te reflektohet dhe ne funksionimin e bashkive dhe komunave.
Projekt-ligji mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore i cili po shqyrtohet aktualisht ne Kuvendin e Shqiperise synon tu hedhe ne kurriz qeverive vendore barren financiare te korrupsionit me kasat fiskale. Ne njohim te drejten e bizneseve qe ti blejne kasat me nje cmim te perballueshem per ta dhe jemi dakord me kompensimin nga buxheti i shtetit. Nese miratohet ky projekt-ligj do te rrenoje buxhetet e bashkive dhe komunave duke u shkaktuar atyre rreth 90 per qind humbje ne te ardhurat e veta. Ne disa bashki humbjet ne buxhetin vendor do te arrijne deri ne 140 per qind shprehet Shoqata per Autonomine Vendore. Ata kundershtojne edhe projekt-ligjin e qeverise per kasat fiskale qe duhet te paguhen nga bashkite dhe komunat. Ky projekt-ligj eshte nje tjeter shprehje e dhunshme e Berishes per te deformuar marredheniet mes biznesit dhe bashkive duke bere korrupsion edhe ne kurriz te biznesit edhe ne dem te bashkive. Nga njera ane ai u imponon bizneseve kasa fiskale me cmimet e larta te caktuara nga kompanite qe qeveria qendrore ka licencuar arbitrarisht dhe nga ana tjeter i detyron bashkite dhe komunat te paguajne faturen per keto kasa duke treguar hapur lidhjen korruptive me biznesin e kasave thuhet ne deklaraten e tyre.
Rama
Kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama gjate fjales se tij ne takimin e kesaj shoqate tha se projekt-ligji per kasat fiskale eshte antikushtetues dhe veper kriminale. Nuk ka pike dyshimi qe gjithe procesi i kasave eshte i korruptuar ska pike dyshimi dhe qe gjithe menyra sesi u zhvillua ky proces eshte qartesisht shprehje e korrupsionit dhe momenti i kthimit te timonit nga grabitja drejtperdrejt e bizneseve tek grabitja e qytetareve duke grabitur buxhetet e bashkive ka qellimin e qarte qe me nje gur te vrase dy zogj nga njera ane ti marri te gjitha fitimet e parashikuara nga ky korrupsion nga ana tjeter ti godase ne menyre fatale bashkite opozitare duke synuar paralizimin e plote te tyre per ti marre rob ne prag te betejes elektorale. Kjo eshte nje veper kriminale antikushtetuese antidemokratike antiqytetare barbare per ta marre me dhune ate qe Sali Berisha nuk ka per ta marre. Nuk ka per ta marre fitoren e zgjedhjeve te ardhshme cfaredo qe te beje u shpreh Rama. Kerkesat per qeverine

Te terheqe nga Kuvendi i Shqiperise projekt-ligjin mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore

Te mundesoje brenda te enjtes nje tryeze ne nivel te larte perfaqesimi mes qeverise qendrore dhe perfaqesuesve te opozites ne pushtetin vendor per te diskutuar buxhetin vendor ne paketen fiskale per vitin 2011.

Nese keto kerkesa nuk plotesohen Shoqata per Autonomi Vendore do te pershkallezoje aksionet e protestes ne mbrojtje te se drejtes dhe detyrimit te tyre per tu sherbyer qytetareve. PD Rama ti kerkoje ndjese Shkelzen Berishes

Partia Demokratike i kerkoi dje kryetarit te opozites te kerkoje falje publike ndaj qytetarit Shkelzen Abdulla Berisha. Zedhenesja e selise blu Albana Mustafaraj tha dje se Edi Rama dhe mediat rreth tij sulmuan ne menyren me te ulet dhe amorale biznesin e Shkelzen Berishes duke e njesuar ate me djalin e Kryeministrit edhe pse ky i fundit kishte lindur 20 vjet me vone se biznesmeni.

Tahiri PD rrezoi propozimin e Doris Pack per krizen

Partia Socialiste reagoi dje per takimin e dy diteve me pare te Parlamentit Europian ku deshtoi perpjekja e europarlamentareve per zgjidhjen e krizes politike. Sot kriza vazhdon sepse PD-ja dje nuk tregoi vullnet per zgjidhjen e saj me te njejtat menyra sic ka bere deri me sot per pengimin me cdo kusht te transparences.
Doris Pack mbeshtetesja e flakte e Sali Berishes hodhi dje ne tryeze propozimin per daljen nga kriza propozim qe u votua nga te djathtet e te majtet po keshtu nga Partia Socialiste por u refuzua vetem nga PD-ja u shpreh Tahiri. Deputeti socialist e cilesoi kryeministrin Berisha si te vetmin te mbyllur ne bunkerin e krizes pasi ishte i vetmi i cili refuzoi transparencen ndonese Europa kerkon me force te zgjidhe krizen. Europa u hoqi vizat shqiptareve ndersa Partia Demokratike nuk ka vullnet ta deshmoje kete tha Tahiri ne nje deklarate te shkurter per shtyp lidhur me tryezen e delegacionit parlamentar te PE-se me perfaqesues te partive shqiptare.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›