Kreu i BSH-së, Topi propozon Ardian Fullanin
Tiranë- Ardian Fullani, guvernatori aktual i Bankës së Shqipërisë, u propozua sot nga presidenti Bamir Topi për kreun e BSH-së, në prag të zgjedhjeve të reja për këtë post.
Dekreti i firmosur nga presidenti Topi i drejtohet Kuvendit për të miratuar këtë propozim. Në dekret citohet:
Zoti Ardian Fullani, i propozohet Kuvendit për tu zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Opozita shqiptare nga ana e saj nuk është dakort për një rikandidim të Fullanit, ndërsa emri i Ardian Fullanit është një ndër emrat e propozuar nga kryeministri Berisha për në krye të Bankës së Shqipërisë. permes nje deklaratae, kreu i opozites Edi Rama, njoftoi se Partia Socialiste nuk do ta votoje ne parlament kete dekret.
Shkrime të tjera me interes: