Alarm tek Uji i ftohtë, kompania ndërtuese ndot detin
Vlorë- Tuneli tek zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë është bllokuar, pasi kompania që kryente punimet në të ka depozituar sasi të mëdha dheu në det. Ndërkohë ka qënë pikërisht Agjencia Rajonale Vlorë e cila e ka cilësuar këtë veprim si diçka alarmante, edhe pse nuk dihet ende sa shkon niveli i dëmtimit.
Kryetari i kësaj agjencie, Geron Gumbardhi u shpreh se asnjë plan masash mjedisore nuk i është paraqitur nga ana e firmës që po kryen punimet në tunel.
Dje kemi bërë inspektimin në tunelin e vlorës, për të cilat po kryhen punimet për zgjerimin e tij. Situata është alarmuese. Ne si agjensi rajonale e mjedisit, nuk morëm menjëherë masë me gjobë, pasi nuk na u paraqit asnjë nga përfaqësuesit e firmës. Lamë një akt kontrolli me një afat tri ditor, ku ata të paraqitin gjithë dokumentacionin përkatës. Ne si agjensi rajonale nuk jemi të informuar për firmën, si po kryhen punimet dhe a ka leje mjedisore. Nuk na është paraqitur asnjë plan masash, për vetë faktin se tuneli është mbi det dhe është mjaft e vështirë, firma duhet të kishte paraqitur një plan masash për pjesën e burimit dhe bregdetin, ku do të paraqiteshin qartë si të do ruheshin ato. Përsa i përket dëmtimeve, ka masa shkëmbore të hedhura në burim, edhe në det. Ne do të marrim jo vetëm masë me gjobë, por edhe me pezullim. Për vetë faktin se tuneli është mbi det, nuk e di si firma do ta realizojë këtë vepër, pasi ne nuk kemi një plan si do të ruhet mjedisi këtu. Nëse situata mbetet e tillë, pezullimi do të vijojë derisa të bëhet rehabilitimi- është shprehur Gumbardhi.
Ai ka shtuar se për firma është detyruar të pezullojë punimet, derisa ajo të dorëzojë planin sesi do ta rehabilitojë këtë zone, dhe sesi do të ruajë bregdetin.Punimet në këtë segment filluan në tetor të këtij viti, dhe tuneli është pjesë e rrugës nacionale Vlorë-Sarandë.
Shkrime të tjera me interes: