E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjbërje, Wollfarth: Nevojitet përfaqësim më i madh i grave

Tiranë- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është shprehur gjatë konferencës së sotme për rritjen e gruas në vendimarrje, se partitë kanë bërë shumë pak për të rritur përfaqësimin e grave në politikë, duke thënë se numri i tyre është shumë i vogël.

Është bërë progres, por jo shumë i pasur për sa i takon rolit të gruas në qeverisje. Është e rëndësishme të jenë 30% e grave në vendimmarrjes sidomos në sistemin politik, për të pasur përfaqësimin e grave në ligjbërje. Partitë politike kanë bërë pak për të bërë një përfaqësim të madh të grave në politikë- deklaroi ambasadori Wollfarth, duke theksuar se pjesëmarrja e grave në vendimarrje është një pikë kyçe për demokracinë.

Po ashtu, ambasadori i OSBE-së Wollfarth ka shtuar se partitë politike duhet të angazhohen më shumë për të rritur përfaqësueshmërinë e grave në proçeset vendimarrëse. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe përfaqësues të partive politke shqiptare, kreu i PS-së Edi Rama, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Wollfarth: Arsimimi, hallkë drejt formimit qytetar
  2. Ligji i “plehrave”, Wollfarth: Duhet në shërbim të komunitetit dhe mjedisit
  3. Arvizu: Nevojitet dialog politik për të çuar para reformat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›