Kurbin/ Zjarri shkrumbon 3 ha me peme frutore
Rreth tre hektare te mbjelle me molle jane perfshire nga flaket ne fshatin Fushkuqe te rrethit te Kurbinit. Zjarri sipas policise se ketij rrethi ka shperthyer rreth ores 12:30 minuta te dites se sotme (dje) dhe eshte vene nen kontroll vetem nje ore me pas, teksa i eshte afruar edhe nje banese. Sipas policise per shuarjen e zjarrit jane angazhuar tre reparte te zjarrfikesve nga i Shengjinit, Lezhes dhe Kurbinit, por pa mundur qe te shpetojne pemetoren nga djegia. Sipas pronarit te plantacionit, Gjon Staka "akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndersa ai dyshon se zjarri eshte i qellimshem". Policia e Kurbinit po punon per gjetjen e autoreve te zjarrvenjes dhe arrestimin e tyre. A. B