E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIRANE / Arrest me burg, te dyshuarit per tete vjedhje

Gjykata e Tiranes vendosi dje te lere ne qeli, deri ne perfundim te hetimeve, 21-vjecarin Ditar Cerjani i cili akuzohet per te pakten 8 vjedhje banesash ne kryeqytet. Gjate seances, gjykata pranoi kerkesen e prokurorise, duke caktuar masen e sigurise "arrest me burg" per 21 vjecarin Cerjani, banues ne fshatin Rashnapoje te Dibres, i denuar disa here per vjedhje. Cerjani u arrestua kater dite me pare, pas nje operacioni te organizuar nga Policia e Tiranes ne bashkepunim me policine e Peshkopise. Ndaj tij, prokuroria e rrethit te Tiranes kishte leshuar urdher- ndalimin pasi akuzohet si autor i 8 vjedhjeve te banesave brenda nje harku kohor prej 1 muaji. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›